Analiza

Përgjatë 2018-ës Huawei parashikon 200 milion telefonë të shitur

Aug 3 2018
0 Shpërndarje
Në gjashtë muajt e parë Huawei ka shitur 95 milion telefonë dhe deri në tre mujorin e fundit të 2019-ës kompania synon të bëhet prodhuesi numër 1. Përgjatë 2018-ës Huawei parashikon 200 milion telefonë të shitur

Gjigandi Kinez i teknologjisë Huawei i cili parakaloi Apple si prodhuesi i dytë më i madh në botë në Qershor, parashikon që këtë vit të shesë 200 milion pajisje.

Vitin e kaluar Huawei ka shitur 153 milion telefonë, 10% më shumë sesa në 2016-ën.

Nëse objektivat e Huawei për këtë vit përmbushen do të shënonte rritje me 31% krahasuar me një vit më parë.

Në gjashtë muajt e parë Huawei ka shitur 95 milion telefonë dhe deri në tre mujorin e fundit të 2019-ës kompania synon të bëhet prodhuesi numër 1.

IHS Markit dhe Strategy Analytics gjithashtu raportojnë se Huawei tashmë është prodhuesi dytë më i madh në botë.

Tregu Kinez mbetet kështjella e kompanisë ndërsa në SHBA, Australi dhe vende të tjera është përballur me kritika. /PCWorld Albanian

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>