Lajmet

Përgjigjia arrogante e Apple: Po e mbani celularin gabimisht!

Jun 25 2010
0 Shpërndarje
Përgjigjia arrogante e Apple: Po e mbani celularin gabimisht!

Ka raporte të panumërta nga përdoruesit e iPhone 4 se celulari është duke humbur sinjalin kur e mbani atë të mbuluar në pjesën e poshtme të majtë ku takohen antenat GSM dhe WiFi.

Apple ka deklaruar se ata janë në dijeni për këtë problem dhe deklarata e tyre është “jashtëzakonisht” e dobishme me instruksione.

“Kur kapni celularë rezultati do të jetë negativ në performancën e antenës së tij, ku në disa raste janë disa vende që shkaktojnë më shumë probleme, por kjo varet drejtpërsëdrejti nga vendi i vendosjes së antenave. Ky është një fakt për çdo celularë wireless. Nëse ju përjetoni këtë në iPhone 4 tuaj, evitoni kapjen e celularit në pjesën e poshtme të majtë në një mënyrë që kap të dy anët e pjesës së prapme të zezë dhe shiritit metalik, apo thjeshtë përdorni disa prej shtëpizave të shumta që ofrohen në treg”.

Raportohet se Steve Jobs u është përgjigjur disa emaileve të dërguara nga përdoruesit, megjithëse ai kishte vetëm një përgjigje të shkurtë: “Evitoni kapjen në atë mënyrë”.

Mirë, Apple shumë faleminderit për këshillën, na keni nderuar e jeni përkujdesur me të madhe… Por duhet thënë diçka hapur: Ju nuk duhet tu tregoni përdoruesve sesi është mirë apo keq të kapet celulari!

Sinqerisht me këtë lëvizje Apple ka treguar joseriozitet ndaj klientëve të saj edhe pse në të gjitha reklamat e saja kjo kompani ka “kapur” gabimisht celularin e tyre, për të cilin po na sugjeron ta kapim ndryshe.

Madje edhe vetë deklaratat tendencioze të kësaj kompanie se kjo nuk është kushedi se çfarë problemi, tregon se ata nuk po respektojnë klientët. Ata thjeshtë po tregohen arrogant.

Më mirë do të ishte po që se Apple do të kishte kërkuar falje dhe të deklarohej se është lëshim në dizajn, e jo të sillet në këtë mënyrë.

Lajmet e fundit>