Harduer

Përgjysmohet dënimi ndaj Samsung-ut

Mar 2 2013
0 Shpërndarje
Përgjysmohet dënimi ndaj Samsung-ut

Gjyqtari amerikan i cili vitin e kaluar vendosi se Samsung-u duhet të paguaj 1,05 miliardë dollarë dëmshpërblim kompanisë Apple për shkak të shkeljes së patentave, e zvogëloi këtë shifër të dënimit në 450,5 milion dollarë.

Gjyqtari i këtij rasti tha se juria shumën e dëmshpërblimit e kishte bazuar në teori ligjore të palejueshme.

Pajisjet e diskutueshme të Samsung-ut janë : Galaxy Prevail, Gem, Indulge, Infuse 4G, Galaxy SII AT&T, Captivate, Continuum, Droid Charge, Epic 4G, Exhibit 4G, Galaxy Tab, Nexus S 4G, Replenish dhe Transform.

Vetëm për modelin Prevail ishte caktuar gjoba prej 57,9 milion dollarë, që sipas gjyqtarit ishte jokorrekte, duke pasur parasysh se është vërtetuar që kjo pajisje shkel vetëm të drejtat në lidhje me aplikimet teknike (utility patents), e jo edhe ato në lidhje me dizajnin. Kështu është thirrur një gjykim i ri në lidhje me vlerësimin e dënimit eventual për pajisjet e diskutushme të Samsung-ut.

Në Samsung natyrisht janë të kënaqur me këtë vendim të gjykatës dhe paralajmëruan se do të kërkojnë shqyrtimin edhe për pajisjet tjera që ishin objekt i padive. Apple nuk komentoi në lidhje me këtë vendim.

Për momentin nuk dihet se kur do të mbahet gjykimi i ri për 14 pajisjet e diskutueshme për të cilat është llogaritur gabimisht shuma e dëmshpërblimit. (PCWorld Albanian)

Apple vs Samsung

Lajmet e fundit>