Lajmet

Përhapet me ritme të shpejta malueri për Android që mundëson kontrollin në distacë të pajisjeve

Jul 18 2013
0 Shpërndarje
Përhapet me ritme të shpejta malueri për Android që mundëson kontrollin në distacë të pajisjeve

Mjetet e aksesit në distancë kanë qenë gjithnjë të rëndësishme nga hakerat që kërkonin të sulmonin rrjetet e organizatave ose individë të veçantë.

Kohët e fundit me zhvillimin e teknologjisë wireless dhe sofistikimin e pajisjeve mobile janë krijuar mundësi të reja për sulme përtej pajisjeve desktop.

Këtë e ka përforcuar edhe publikimi më i fundit i Andrea Lelli-t, inxhinier softuerësh në Symantec i cili është shprehur se së fundmi po zhvillohen dhe përhapen me ritme të shpejta malueret e bazuar në “Androrat”, një mjet administrimi në distancë që i mundëson sulmuesit kontroll të plotë mbi pajisjet që funksionojnë me sistem operativ Android.

“Androrat” është një shërbim open source i publikuar për herë të parë në fund të vitit 2012 dhe shërben për administrimin në distancë të pajisjeve Android. Në momentin që ky shërbim është instaluar në pajisje nuk është e nevojshme që përdoruesi të ndërveprojë me të për ta aktivizuar pasi mund të aktivizohet edhe në distancë nëpërmjet një mesazhi ose një telefonate nga një numër i caktuar.

Ky aplikacion mund të ketë akses tek të dhënat e kontakteve, mesazhet, fotot, madje mund të monitorojë në kohë reale të gjitha aktivitetet që kryhen në smartfon. Duke shfrytëzuar këtë mundësi që ofron “Androrat”, hakerat e kanë marrë kodin e tij dhe e përdorin për qëllimet e tyre negative.

Kjo bën që një përdorues të instalojë “Androrat” pa dijeninë e tij në momentin që instalon një aplikacion tjetër. Deri tani Symantec ka raportuar qindra raste malueresh që përdorin edhe “Androrat” sidomos në SHBA dhe Turqi dhe ka vënë re se edhe në vendet e tjera ky lloj monitorimi i dëmshëm po përhapet me ritme shumë të shpejta. (PCWorld Albanian)

Android Malware

Lajmet e fundit>