Përjetoni një eksperiencë të re navigimi me programin Nextly

May 3 2013
0 Shpërndarje
Përjetoni një eksperiencë të re navigimi me programin Nextly

Nëse jeni në kërkim të mënyrave të reja për të naviguar në ueb atëherë do të ishte mirë që të provonit Nextly, një shërbim në ueb që siguron një mënyrë të shpejtë për të aksesuar uebfaqet më popullore.

Nextly mundëson navigimin në faqe të tilla si Twitter apo Facebook në një mënyrë shumë të veçantë. Nëpërmjet këtij programi është shumë e lehtë që të kalohet nga një artikull në një tjetër pasi Nextly i ngarkon që më parë të gjitha publikimet e faqeve në mënyrë që ato të shfaqen në çast.

Para se të përdorni këtë program është e nevojshme që të logoheni fillimisht në llogarinë tuaj në Facebook ose Twitter dhe më pas ju duhet të caktoni një e-mail për Nextly-n në mënyrë që të kryeni proçedurat e regjistrimit.

Sapo të hapni Nexly-n do të vini re një fushë menujë në pjesën e sipërme të shfletuesit dhe një tjetër në të majtë. Fusha e menusë që ndodhet në pjesën e sipërme tregon se në cilën faqe ndodheni aktualisht ndërsa menuja e navigimit në të majtë siguron akses në faqet tuaja të preferuara (bookmarks).

Në mesin e fushës së menuve ndodhen opsionet Save dhe Share të cilat mundësojnë ruajtjen e një artikulli të caktuar si dhe ndarjene tyre me miqtë në Facebook, Twitter ose dërgimin e tyre me e-mail.

Në qoftë se përdorni seksionin Explore Streams do të mund të lexoni artikujt e përzgjedhur nga vetë Nextly, të cilat janë të ndara në 15 kategori të veçanta.

I vetmi disavantazh i Nextly -it është pamundësia për të shtuar direkt një uebfaqe në të për të lexuar publikimet më të fundit. (PCWorld Albanian)

nextly

Lajmet e fundit>