Lajmet

Përmendjet në Google+ bëjnë lidhje me platformën Blogger

Dec 21 2012
0 Shpërndarje
Përmendjet në Google+ bëjnë lidhje me platformën Blogger

Google plusPlatforma Blogger e Google tani vjen me një mënyrë që shkruesit të lidhen me faqen e një shoku ose ndërmarrjeje në Google+.

Kur të shkruajnë një postim në Blogger, përdoruesit tani mund të fusin një “+” përpara emrit të personit ose brendit.

Gjatë zgjedhjes së profilit të duhur, një lidhje do të paraqitet në postimin e publikuar, duke iu mundësuar lexuesve që të shkojnë tek faqja ose profili i Google+ të subjektit.

Vendosja e “miut” mbi lidhjen shfaq një kartë që paraqet një fotografi të profilit dhe më tepër informacion në person ose brend.

Google+ ka qenë subjekt i shumë përditësimeve gjatë javëve të fundit.

Të premten e kaluar, në fakt, Google paraqiti shumë përditësime në aplikacionet e veta mobile për Google+, duke përfshirë mundësinë që përdoruesit e Android-it të kenë qasje në Komunitetet e Google+, një veçori që e zbuloi më herët këtë muaj që iu mundësoi njerëzve të krijojnë grupe publike ose private varësisht nga interesat.

Përmirësimi i Blogger-it është në dispozicion që tani. (PC World Albanian)

Google pluss

Lajmet e fundit>