Lajmet

Përmes juve u bënë miliarderë! Këta janë pronarët e Facebook

May 30 2012
0 Shpërndarje
Përmes juve u bënë miliarderë! Këta janë pronarët e Facebook

Të premten me 18 maj filloi dalja e shumëpritur e ofertës publike (IPO) e aksioneve të Facebook – të shohim se kush janë pronarët më të mëdhenj të aksioneve dhe sa miliardë dollarë “peshojnë” ata. 

Çmimi fillestar i aksionit ishte 38 dollarë, kurse vlera e përgjithshme u llogarit me 104 miliardë dollarë – vlerësim ky më i madhi që i është dhënë ndonjë kompanie që del për herë të parë në ofertë publike.

Menjëherë pas fillimit të tregtimit me këto aksione, çmimi u rrit në 42 dollarë, dhe në fund të ditës sërish u kthye në çmimin fillestar prej 38 dollarësh. Mirëpo, në ditën e dytë të tregtimit këto aksione pësuan një renie prej 10% duke rënë në 34 dollarë. Këto janë vetëm disa nga të dhënat preliminare, kurse tani do të hedhim një vështrim se kush dhe sa para ka përfituar në emër të Facebook.

Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg, Bashkëthemelues, President dhe CEO
Vlera 16 miliardë dollarë.

Sikur të gjithë sipërmarrësit e TIK, edhe Zuckerberg u regjistrua në Universitetin e Harvardit por kurrë nuk arriti ta përfundoj. Ky djalosh është vetëm 28 vjec, por tani është miliarder dhe është shpallur “njeriu i vitit” nga revista e njohur Time. Duke pasë parasysh jostabilitetin e aksioneve, Zuckerberg gjatë javës së kaluar humbi – të paktën në letër – rreth pesë miliardë dollarë në shitjen e aksioneve.

Zuckerberg ishte ideatori i rrjetit social Facebook së bashku me tre kolegët e tij nga Universiteti i Harvardit, Dustin Moskovitz, Eduard Saverin dhe Chris Hughes që është një fat i madh për këta tre të fundit të cilët sot kanë një pasuri më shumë se një miliard dollarë secili.

Accel Partners

Accel Partners, Kompani Investuese
Vlera 4.5 miliardë dollarë.

Pronari i dytë më i madh i aksioneve të Facebook nuk është individ por, kompani që merret me investime dhe kapitale të rrezikshme.

Kompania Accel aksionet e saj i bleu në maj të vitit 2005, kur Facebook-u kishte vetëm 3 milionë shfrytëzues. Në atë kohë Accel pagoi diçka më pak se 13 milionë dollarë, dhe tani ka rreth 10% të aksioneve në Facebook.

Përveç Facebook-ut, Accel ka investuar edhe në disa kompani të teknologjisë si Groupon, Dropbox, Spotify dhe Rovia (Angry Birds)

Dustin Moskovitz

Dustin Moskovitz, Bashkëthemelues
Vlera 4.5 miliardë dollarë.

Dustin Moskovitz është “Miliarderi më i ri në botë” dhe një nga katër bashkëthemeluesit e Facebook. Ai e braktisi kompaninë në vitin 2008, për t’u marrë me projektin e tij të quajtur Asana, një ueb aplikacion për menaxhimin e përbashkët të detyrave.

Lajmet e fundit>