Lajmet

Përmirësimet e Twitteri-t përfshijnë shpërndarje të përmbajtjes me e-mail

Nov 18 2012
0 Shpërndarje
Përmirësimet e Twitteri-t përfshijnë shpërndarje të përmbajtjes me e-mail

Përditësimet e reja të Twitter-it për uebfaqen e vet dhe aplikacionet mobile kanë një theksim më të madh në gjetje dhe shpërndarje të përmbajtjes.

Në Twitter.com, përdoruesit së shpejti do të jenë në gjendje që të dërgojnë me e-mail cicërima, pa marrë parasysh nëse e përdor apo jo marrësi Twitter-in. Përparësia e dërgimit të një cicërime në këtë mënyrë është që mban çdo foto që ishte dërguar në postim. Kjo veçori, që është duke dalë tani, është në dispozicion përgjatë lidhjes “More”, që paraqitet në anën e djathtë të secilës cicërimë.

Twitter po ashtu ka bërë një ndërrim të pamjes për rezultatet e kërkimit edhe për aplikacionet e veta mobile edhe për uebfaqen. Faqja me rezultate tani paraqet fotografi dhe video në pjesën e sipërme, siç shihet më poshtë, dhe përfshin media të tilla si tituj dhe fotografi drejtpërdrejt në rrjedhën e rezultateve.

Faqja e rezultateve po ashtu jep disa udhëzime përse përfshihen disa postime, për shembull, nëse ato janë ri-cicëruar ose favorizuar nga shumë përdorues të tjerë.

Rrjeti shoqëror ka marrëveshje me ndërmarrjet si New York Times dhe Wall Street Journal

Më në fund Twitter ka përditësuar aplikacionet e veta për iPhone dhe Android. Tani “Discover” është aplikacioni që përfshin pamje të fotografive dhe përmbledhje artikujsh nga njerëzit që i shpërndajnë interesimet e tyre, duke e bërë më të lehtë gjetjen e rrëfimeve që ju mund të dëshironi t’i lexoni.

Të gjitha ndryshimet e lajmëruara të enjten, janë pjesë e përpjekjes së Twitter-it për tu përditësuar si një medie për shpërndarje të lajmeve. Rrjeti shoqëror ka marrëveshje me ndërmarrjet si New York Times dhe Wall Street Journal për të paraqitur fotografi, tituj dhe tekste ngacmuese kur lidhjet për rrëfimet e tyre paraqiten në furnizuesit e përdoruesve.

Duke u kombinuar me fotografitë dhe videot brenda, të cilat Twitter-i filloi t’i shtojë afërsisht dy vite më parë, rrjeti është duke e përdorur median për t’u bërë më tepër se një platformë komunikimi.

Ashtu siç raportoi Los Angeles Times në korrik, shefi ekzekutiv Dick Costolo “tha që Twitter-i ishte duke kryesuar në një drejtim ku porositë e veta prej 140 karakteresh nuk janë edhe aq shumë tërheqëse por vetëm pjesë të formave të tjera të përmbajtjes. (PC World Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>