Harduer

Përmirësoni cilësinë e fotove të smartfonit me këtë çip

Mar 17 2013
0 Shpërndarje
Përmirësoni cilësinë e fotove të smartfonit me këtë çip

Përgjithësisht kamerat e smartfonëve janë mjaft të mira- përveç, zakonisht, rasteve kur duam të zmadhojmë apo të kapim foto me cilësi të lartë.

Prandaj, kërkuesit në MIT kanë zhvilluar një çip, që sipas tyre mund t’i shndërrojë fotot e kapura me smartfon në foto profesionale.

Çipi, integrohet në çdo pajisje mobile apo kamera dixhitale, dhe mund të përdoret për të përmirësuar ndriçimin, për të vendosur efekte apo për të eliminuar zhurmën që krijohet në sfondin e fotove të regjistruara në ndriçim të ulët. Për më tepër, kërkuesit shprehen se, çipi harxhon më pak energji se procesorët e kompjuterave apo kartave video.

“Shpeshherë, kur duam të bëjmë foto në një ambient me ndriçim të ulët dhe nuk përdorim blicin, marrim foto që janë tepër të errta dhe kanë zhurmë,” shprehet Rahul Rithe, student i diplomuar në MIT. “Dhe, nëse përdorim blicin, marrim foto me shumë dritë, kështu që gjithë ambienti i këndshëm humbet.”

Për të evituar situata të tilla, çipi kap dy imazhe: një me blic dhe një pa blic, duke i kombinuar të dyja për të krijuar një foto të vetme. Ende nuk dihet nëse procesori do të hidhet në treg.

Për herë të parë, grupi zhvillues e paraqiti krijimin e tij në International Solid-State Circuits Conference në San Françisko. (PCWorld Albanian)

MIT-chip

Tags >

kamera
Lajmet e fundit>