Lajmet

Përmirësoni navigimin tuaj me versionin e përditësuar të Google Chrome për iOS

Nov 16 2013
0 Shpërndarje
Përmirësoni navigimin tuaj me versionin e përditësuar të Google Chrome për iOS

Google-Chrome-Mobile-iOS-786x305Në qoftë se jeni përdorues i rregullt i Chrome për desktop atëherë përgatituni të përjetoni një eksperiencë të ngjashme në qoftë se përdorni një pajisje me sistem iOS.

iphone5_autofill-220x390Google ka njoftuar se do të pajisë shfletuesin Chrome për iPhone dhe iPad me opsionin e plotësimit automatik të fjalëve.

Kjo do të thotë se do të jetë shumë më e lehtë dhe do të përshpejtohet plotësimi i formave on line duke qenë se të dhënat do të sinkronizohen me versionin e Chrome për desktop. Ky opsion së bashku me mundësinë e sinkronizimit të fjalëkalimeve është ofruar për pajisjet Android para 7 muajsh.

Është e kuptueshme se për të përfituar nga ky opsion i ri është e nevojshme që të përdoret e njëjta llogari aksesimi në platformat e ndryshme (desktop dhe mobile). Tashmë do të jetë më e lehtë që të plotësohet i njëjti informacion disa herë si p.sh: mbiemri, nr i telefonit apo të dhëna të tjera të ngjashme.

Gjigandi i internetit gjithashtu ka bërë me dije se është në testim e sipër të një opsioni të ri për plotësimin automatik të fjalëve që do të jetë i disponueshëm për Chrome për Android.

Pavarësisht se është ende në fazat fillestare të testimit, tek faqja tregtare Betabrand http://www.betabrand.com/#rac mund të provoni se si të dhënat e ruajtura nga plotësimi automatik do të përdoren për të përshpejtuar kryerjen e pagesave gjatë blerjeve on line. Opsioni do të vlejë edhe për Google Wallet për konsumatorët në SHBA.

Përdorni linqet e mëposhtëm për shkarkim:

Chrome për iOS

Chrome për Androi (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>