Lajmet

Përmirësoni Windows 7 me disa ndryshime

Jun 16 2012
0 Shpërndarje
Përmirësoni Windows 7 me disa ndryshime

A keni dëshiruar të dini ndonjë rrugë vërtetë të lehtë dhe intuitive për të ndryshuar sistemin tuaj Windows 7, për ta bërë atë më funksional? Nëse po, atëherë duhet t’i provoni disa aplikacione që mund të ju ndihmojnë në kryerjen e këtyre ndryshimeve, vetëm duke i përzgjedhur kutitë. Në krahasim me editimin e skedarëve, apo regjistrave në Windows ose meny, kjo është mjaft e lehtë.

Sunrise 7 është një përzgjedhje e mirë. Ai është dizajnuar veçanërisht për përdoruesit e sistemit operativ Windows 7. Zhvilluesit para dy viteve kanë lëshuar versionin e fundit të një vegle të ngjashme për sistemin operativ Windows Vista.

Ai posedon disa gjëra që mund të ju hyjnë në punë për ta bërë Windowsin më të shkëlqyer për të ju përshtatetur shijes dhe nevojave tuaja. Ky softuer është falas dhe mund të bëjë shumë gjëra që prisni të realizoni.

Kur hapni aplikacionin Sunrise 7 pas instalimit, menjëherë do të shihni që ai ka shumë për t’ju ofruar. Menyja anësore ndanë ndryshimet në kategori si: UAC Settings, Security Settings ose menyja Start dhe Explorer.

Shumica e konfigurimeve mund të lëshohen dhe ndalen me një klikim në kutinë përkatëse. Ndonjëherë, në vend të klikimit janë menytë rrëshqitëse dhe përzgjedhëse.

Ndryshimet paraqiten menjëherë në ndërfaqen e programit. Sunrise 7 sugjeron krijimin e një pike për rikthimin e sistemit. Opsioni renditet poshtë dritares së programit dhe ruhet një sistem sigurues. Ky aplikacion funksionon edhe për versionet 32, dhe ato 64 bit të Windows 7. (PCWorld Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>