Lajmet

Përpjekjet për të ndalur spamin kanë qenë mjaft të suksesshme

Dec 11 2013
0 Shpërndarje
Përpjekjet për të ndalur spamin kanë qenë mjaft të suksesshme

Sipas një pale të hulumtuesve të sigurisë nga ndërmarrja Google, përpjekjet për t’i vendosur një fund mashtrimeve me e-mail-e janë duke punuar falë zhvillimit të standardeve të verifikimit të postës elektronike.

Industria e internetit dhe grupet e standardeve kanë qenë duke punuar që nga viti 2004 për të bërë që ofruesit e shërbimeve të verifikimit të vendosin verifikimin e adresës së e-mail-it. Sfida ishte në krijim të standardeve që do të përdornin domeinët për dërgim dhe prani dhe bindja e domeinëve që të përdorin ato.

Elie Bursztein, që është udhëheqësja e hulumtimit kundër-abuzimeve në Google dhe Vijay Eranti, që është udhëheqësi teknik kundër abuzimeve në Gmail, shkroi që këto standarde, të quajtura E-maile të Identifikuar me Çelësin e Domeinit (DKIM) dhe Kornizën e Politikës së Dërguesit (SPF) – tani janë mjaft të përdorura.

“91.4 për qind e e-maile-ve jo-spam që dërgohen tek përdoruesit e Gmail-it vijnë nga dërgues të verifikuar,” thanë ata. Duke siguruar që e-mail-et të verifikohen, këto standarde e kanë bërë më të lehtë bllokimin e miliarda përpjekjeve për spam dhe mashtrime që bëhen gjatë vitit.

Derisa mediat sociale tani janë në përdorim të madh, statistikat që ata ndanë tregojnë për përdorim të madh të e-mail-eve dhe sfidave në parandalim të mashtrimeve me postën elektronike.

Më tepër se 3.5 milionë domeine janë aktive, në një bazë javore përdorin standardin SPF kur bëhet dërgimi i e-mail-it përgjatë serverëve SMTP, që llogarit për 89.1 për qind të e-mail-eve të dërguar në Gmail.

Më tepër se gjysmë milioni domeine të e-mail-eve të dërguar dhe të pranuar që janë aktive çdo javë kanë adoptuar standardet DKIM, që llogarit 76.9 për qind të e-mail-eve të pranuar nga Gmail.

74.7 për qind e të gjithë e-mail-eve të llogarive në Gmail verifikohen duke përdorur që të dy standardet DKIM dhe SPF dhe më tepër se 80 mijë përdorin politika të e-mail-it që i mundësojnë ndërmarrjes Google që të përdor standardin e Verifikimit të Porosive në bazë në Domeinit dhe standardit të Raportimit dhe Konformitetit (DMARC) për të refuzuar “qindra miliona” e-mail-e të paverifikuar në javë. (PCWorld Albanian)

chart

Tags >

emailspam
Lajmet e fundit>