Blog

Përplasen në gjykatë KickassTorrent dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë

Feb 3 2017
0 Shpërndarje
Në Korrik të 2016-ës, sajti i njohur i torrenteve KickassTorrents doli offline pas përhapjes së lajmi të arrestimit të Artem Vaulin, themeluesit të faqes famëkeqe të torrenteve. Përplasen në gjykatë KickassTorrent dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë

Ai akuzohet për shkelje të të drejtave të autorit. Gjatë kësaj jave ekipi ligjor i cili përfaqëson KickassTorrents u vu përballë Departamentit Amerikan të Drejtësisë në gjykatë.

Avokatja mbrojtëse Ira Rothken, e cila më parë ka mbrojtur Kim Dotcom, kërkoi pushimin e çështjes për mungesën e provave se KickassTorrents ka shkelur të drejtat autoriale.

Mbrojtja e Vaulin argumenton se çështja është e metë ngaqë skedarët e torrenteve nuk kanë të bëjnë me përmbajtjet të cilat akuzohet se ka shkelur të drejtat e autorit.

“Torrentët nuk janë përmbajtje. Riprodhimi dhe shpërndarja e torrentëve nuk është një krim,” ishte shprehur avokatja e çështjes. “Nëse një palë e tretë përdor torrentët duke shkelur të drejtat e autorit pasi largohen nga KAT, akuzimi i Vaulin për këtë vepër është e papranueshme,” vijoi ajo.

Prokurori i cili refuzoi arsyetimit tha se portali në fjalë operonte si një flotë piraterie duke gjeneruar 12.5 deri në 22.3 milion dollar fitime nga reklamat.

Vaulin pati komplikime shëndetësore javën e kaluar çka bëri që të transferohej nga burgu ku po mbahej në një sipal nën masa të rrepta sigurie. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>