Analiza

Përplasja e titanëve: Procesori Snapdragon 801 vs Nividia Tegra K1

Mar 22 2014
0 Shpërndarje
Përplasja e titanëve: Procesori Snapdragon 801 vs Nividia Tegra K1

Silicon-warriors-Snapdragon-801-vs-NVIDIA-Tegra-K1Qualcomm shfrytëzoi eventin e Kongresit Mobil Botëror për të prezantuar familjen e re të procesorëve Snapdragon 801, të cilët fuqizojnë smartfonët më të mirë të momentit si Galaxy S5 apo dhe Sony Xperia Z2. Duke e krahasuar me paraardhësin Snapdragon 800, ka disa përmirësime në shpejtësi ndërsa grafikat mbeten po të njëjtat. Tashmë ka ardhur kohë për një ndeshje me një kandidat tjetër që kërkon lavdinë këtë vit, bëhet fjalë për procesorin movil Nvidia Tegra K1.

Tegra K1 pritet të vijë në pajisjet Android përpara verës së këtij viti, dhe thuhet se është një çip “përbindësh” me një version 64 bit gjithashtu. Kur thuhet “përbindësh” nuk është fjala për procesorin katër bërthamësh Cortex A15, por bukuria qëndron tek grafikat Kepler 192 bërthamëshe. Mbase nuk po e besoni, por është e vërtetë, grafikat Kepler në desktop po vijnë edhe në pajisjet mobile, sidomos kur ju duhen disa pixela më shumë për lojërat në Android. Por është e padiskutueshme që këto grafika do të jene të domosdoshme për të luajtur video 4K.

Grafika Adreno 330 në çipin Snapdragon 801 ka një shpejtësi 587 Mhz, ndërsa grafika Kepler në Nivdia Tegra K1 ka një shpejtësi prej 950 Mhz, kështu që duhet të merret në konsideratë konsumimi më i madh i energjisë dhe nxehtësia. Nvidia pretendon se, ndërkohë që tejkalon performancën në Xbox 360 dhe PS3, konsumon edhe më pak energji. Ndërsa kur bëhet fjalë për pajisje mobile, konsumimi i energjisë është një teme kyçe për diskutim dhe përmirësim. Siç thamë edhe më lart Nvidia do të ofrojë edhe një version 64 bit të Tegra K1 i cili do të jetë i pajisur me vetëm dy bëthamë krahasuar me versionin 32 bit që do të jetë katër bërthamësh.

64-bit-version-of-Tegra-K1-first-run-of-exposure--dual-core-second-eight-nuclear-Tegra-K1--64-bit--dual-core--Denver--run-points--performance----drive-homePas disa testimeve të standardeve dhe performancës së tyre, në tabelat e mëposhtme do të keni mundësi të shikoni se çfarë mund të prisni nga këta dy “titanë”, si dhe krahasimin ndërmjet tyre. Siç ju mund ta shikoni nga testimet e mësipërme, versionet 32 bit dhe 64 bit të Tegra K1 janë pothuaj afër njëri – tjetrit kur vjen puna për performanca të dukshme. Që të dy procesorët e mundin Snapdragon 801 me rreth 20 % më shumë performancë. Ndërsa Procesorët Snagpdragon të Qualcomm aktualisht janë më popullorët në pajisjet mobile.

Kur procesorët e Nvidias të shfrytëzojnë më pak energji, të përshtatshme për tabletët dhe smartfonët, padyshim që do ishte shumë më mirë sesa ato të Qualcomm. Grafikat e Kepler padyshim janë një avantazh i madh në këtë drejtim, por Snapdragon ofron më shumë veçori si modemin LTE Multi band. Por përpara se të deklarojmë një fitues ne duhet të matim performancën e procesorëve Nvidia Tegra K1 krahasuar më çipin e ri të Snapdragon 805 që pritet të vijë së shpejti. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>