Analiza

Përqindja e tregut të tabletëve Android i afrohet iPad-it

Apr 26 2013
0 Shpërndarje
Përqindja e tregut të tabletëve Android i afrohet iPad-it

Android tabletTregu botëror i tabletëve Android është vetëm disa pikë përqindjeje larg atij të Apple.

Sipas të dhënave nga Strategy Analytics, tabletët me Android përbënin 43.4% të tregut botëror të tabletëve, ndërkohë që ato me iOS (ku përfshihen iPad, iPad 2 and iPad mini) përbëjnë 48.2%.

Kjo diferencë prej 4.8% është vërtet shumë e vogël duke marrë parasysh se sa ka qenë një vit më parë (28.9%).

Megjithatë, ka dy pika të rëndësishme që vlejnë për t’u përmendur: të dhënat pasqyrojnë vetëm tabletët e shitur gjatë tremujorit të fundit dhe jo se sa pajisje ekzistojnë në treg.

Po ashtu, llogariten tabletët që u janë shitur shitësve, shifër e cila nuk është e njëjtë me atë që u është shitur konsumatorëve (edhe pse kjo shifër mund të jetë e përafërt, duke qenë se shitësit porosisin në bazë të kërkesës së tregut.)

Gjithsesi, të dhënat tregojnë se tabletët me Android po përparojnë fuqishëm. Linja e Google Nexus 7 apo Samsung Galaxy – dhe njëkohësisht përmirësimet me lançimin e versionit të fundit Android 4.1 (Jelly Bean) – janë ndër elementët kryesorë të suksesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>