Harduer

Përshpejtimi marramendës i Tesla Model S shpëton drejtuesin nga një aksident i sigurtë

Jul 14 2017
0 Shpërndarje
Në video shohim një shofer në një Toyota Prius i cili ende nuk ka parë që Hughes është i ndalur në të majtë të rrugës. Përshpejtimi marramendës i Tesla Model S shpëton drejtuesin nga një aksident i sigurtë

Kur na vjen në mend një makinë Tesla, gjëja e parë që mendojmë është autopiloti i saj. Ka shumë aspekte të tjera të makinës që nuk diskutohen fare por janë aq të rëndësishme sa mund tu shpëtojnë edhe jetën.

Një pronar i një makine Tesla kapi një moment kur Tesla e tij mbase i shpëtoi jetën. Në videon e paraqitur Jason Hughes kishte një kamër të montuar në xhamin e pasëm të modelit S P85D, makina katër dyrshe më e shpejtë botë.

Në video shohim një shofer në një Toyota Prius i cili ende nuk ka parë që Hughes është i ndalur në të majtë të rrugës. Skenari pas përshpejtimin 0-100 km/h në 3.2 sekonda të P85D do të përfundonte të paktën me një përplasje.

Fuqia motorike e makinës elektrike duke të ketë shpëtuar Hughes nga një aksident i sigurtë. Ndryshe nga makinat me naftë dhe benzinë, motori elektrik i Tesla ofron fuqi që në momentin që shkelet pedali i gazit. Është kjo që shpëtoi Hughes nga rreziku që i kanosej. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>