Analiza

Përshtypje nga Assassin’s Creed: Brotherhood

Sep 27 2010
0 Shpërndarje
Përshtypje nga Assassin’s Creed: Brotherhood

Lirisht mund të thuhet se Ubisoft është një studio me përvojë kur bëhet fjalë për lojëra të zhanrit First Person Shooter e me tematik të spiunëve kundrejt mercenarëve, ku shembullin më të mirë e paraqet seria Splinter Cell, dhe kjo përvojë kreative, profesionale si dhe argëtimi multiplayer është arritur pa asnjë diskutim edhe në pjesën e re të Assassin’s Creed, Brotherhood.
Si një prej agjentëve të Abstergo Industries (Templarët modern) ju duhet të mësoni artin e vrasësit për të larguar prej rrugës agjentët tjerë në zonën e luftimit pasi të kyçeni në Animus (aparaturën e famshme nga Assassin’s Creed 1 e 2).

Multiplayer në Brotherhood – këtu është inovacioni

E gjëja më argëtuese e të qenit një prej agjentëve është edhe modusi multiplayer që sjell edhe mekanizimin bërthamë në Assassin’s Creed: Brotherhood, përkatësisht “rrethin vrasës” (killer loop). Natyrisht ju keni pasur rastin që të shijoni lojën në modusin single player dhe të vëni të tjerët si shënjestër, por këtu ju jeni në të njëjtën kohë edhe vet shënjestra. Modusi “I Kërkuari” sjellë deri në 8 lojtarë të përballur mes vete në një arenë, ku secili ka cakun e vet dhe secili është caku i dikujt tjetër. Në fillim të secilës rundë ju prezantoheni me një fotografi të viktimës së paraparë në pjesën e sipërme të djathë të ekranit tuaj dhe një indikator në HUD tregon drejtimin e saj/tij dhe afërsinë. Ju duhet të ndiqni dhe të vrisni cakun tuaj të paraparë, por në anën tjetër nuk duhet të lejoni që asnjëherë të largoni mbrojtjen nga vetja, sepse mund të jeni vet një cak dhe të jeni në rrezik. (www.pcworld.al)

Ubisoft padyshim që ka bërë një punë mjaft të madhe me këto elemente të lojës dhe argëtimi mund të thuhet se qëndron në nivelet më të larta. Paramendoni vetën të luani me 15 karaktere që mund të luhen nga të tjerët dhe që të gjithë kanë një cak, që mund të jesh edhe ti, e që nënkupton se vdekja mund të vie nga cilido kënd në cilëndo kohë. Provojeni dhe do ta shihni se për çfarë e kam fjalën. Paramendoni momentet kur jeni duke ndjekur gjahun tuaj dhe e keni zënë në qosh, por në anën tjetër jeni nën frikë dhe paranojë se në çfarëdo momenti mund të vihet në rrezik jeta juaj dhe gjërat mund të përfundojnë keq. Kështu mund të përshkruhet me pak fjalë ajo që përjetohet në lojë sepse duhet ta provoni vet për të kuptuar atë që po them.

Çdo rund bëhet një vepër balancim në ndjekje të gjahut, kurse në anën tjetër gjithnjë mbani sytë katër dhe shikoni përreth për ndjekës potencial. Shumë shpesh gjatë lojës do t’ju ndodh që të sillni kamerën dhe të shikoni prapa mos ka ndonjë gjë, apo mos po pret ndonjë kundërshtar për momentin e duhur. Vetë fakti që çdo hap që bën mund të jetë hapi juaj i fundit, ju mban vazhdimisht nën presion të vazhdueshëm.

Mekanizimi i luftimit është kthyer sërish një hap prapa për tu koncentruar më shumë në ekzekutime të integruara në lojë, sesa krahasuar me sistemin kur lojtarët futeshin në beteja me shpata apo elemente tjera të mprehta që ka loja. Vrasja e viktimës do të jetë padyshim diçka e lehtë dhe e afërt me prekjen e një pulle, por fokusimi në veprim dhe ndjekje të gjahut do të jetë element shtytës që do t’ju rris përkushtimin për lojën, e natyrisht animacionet përfundimtare pas vrasjes do të jenë ato që do t’ju qetësojnë. (www.pcworld.al)

Singleplayer dhe ngjarja me Ezion



Ezio, siç tregon edhe titulli (Brotherhood), është duke krijuar një  vëllazëri me vrarës të fuqishëm. Ata mund të paraqiten menjëherë përkrah jush dhe të vrasin menjëherë një apo dy gardian që janë para jush apo mund të luftojnë edhe përkrah nëse ju keni ndjenjën se jeni të rrethuar me shumë armiq. Anëtarë të vëllazërisë suaj mund të trajnohen për t’i dërguar ata në misione në vete, të cilat nuk do t’i shihni ju asnjëherë. Ndërsa komunikimin me ta e bëni me pëllumba – ju duhet të gjeni një vend-grumbullim të pëllumbave dhe më pas aty mund të qaseni në menynë e vëllazërisë dhe të menaxhoni ekipin tuaj.

Aktivitet i madh në Brotherhood është shkatërrimi i kullave Borgia. Familja e korruptuar Borgia ka pushtuar Romën dhe në mënyrë që t’ia ktheni qytetin sërish popullit ju duhet t’ia fusni flakën këtyre kullave. Kur gjeni një kullë Borgia ju duhet ta pushtoni atë dhe ta gjeni e vrisni liderin, e më pas të shkoni deri në maje dhe t’ia fusni zjarrin. Kjo do të pastrojë Borgiatë nga ajo zonë e Romës dhe tregtarët lokal do t’i rikthehen tregtisë.

Nëse shëtisni përreth Romës ju do të shihni edhe flamuj të Borgia-së që janë vendosur në zona të vështira për tu parë dhe të vështira për tu arritur. Ky është edhe një aktivitet tjetër i ri në Brotherhood. Për çdo flamur që gjeni dhe largoni, ju dobësoni Borgia-të në qytet.

Nëse keni luajtur Assassin’s Creed II ju padyshim që jeni të lodhur nga hallakatja e trupave për të gjetur disa pak para. Në Brotherhood, çdo armik i rënë është një dyqan në vete, dhe tek ta do të gjeni barëra apo shigjeta për hark e kështu me radhë (po tani ka edhe hark me shigjetë në lojë).

Assassin’s Creed: Brotherhood do të paraqitet me 16 nëntor. Po presim me padurim…  (www.pcworld.al)

Lajmet e fundit>