Harduer

Përshtypjet e para nga Zune HD

Aug 5 2009
0 Shpërndarje
Përshtypjet e para nga Zune HD

Hardueri i kësaj pajisjeje pritet të jetë i shtrenjtë, solid dhe “i nxehtë” dhe në anën tjetër ekran 3.3 inç OLED i ndjeshëm në prekjet duket i jashtëzakonshëm. Softueri, në veçanti pamja për lëshim të muzikës dhe veçoritë për rekomandim të muzikës janë me kilometra të avancuara në krahasim me ndërfaqen e tanishme të Zune.

Pajisja nga Microsoft përkrah video përmbajtje 720p, e cila mund të blihet drejtpërsëdrejti nga Zune Marketplace software. Gjithashtu video materiali që është blerë në Xbox mund të shkarkohet dhe të transferohet tek Zune.

Natyrisht Zune HD, siç duket tani do të përkrah edhe një shfletues të ri që sigurisht është më se i përshtatshëm për shkak se pajisje përkrah Wi-Fi. Ky shfletues është vërtetë mbresëlënës dhe tregon një kreativitet punues, pasi që dihet kush qëndron prapa krijimit të tij; ekipi i Internet Explorer.

Zune HD përmban shumë veçori tërheqëse të cilat padyshim që mund të konkurrojnë me iPhone kokë më kokë. Përveç veçorive të lartpërmendura, bëhet fjalë edhe për zoom, riorientim të bazuar në akselerometër dhe tastierë në ekran.
Ekzistojnë edhe disa elemente tjera të panjohura, përkatësisht bëhet fjalë për përditësimin e softuerit të Zune. Sipas të gjitha gjasave përditësimi është goxha i theksuar, por vetëm koha do të tregojë.

Qëndroni me ne për të kuptuar më shumë në momentin e shpalosjes zyrtare.

Lajmet e fundit>