Harduer

Përshtypjet e para: Nokia Lumia 730, një telefon për selfie

Sep 7 2014
0 Shpërndarje
Përshtypjet e para: Nokia Lumia 730, një telefon për selfie

41863630Mania e “selfieve” është duke u përhapur çdo ditë e më shumë, kështu që si mundet Nokia, e cila ka mbajtur fort vendin e krijuesit më të mirë të kamerave për telefona, të mbetet pas? Kompania në pronësi të Microsoft sapo ka lançuar Lumia 730, një smartfon që është i pajisur më një kamera frontale me kënd të gjerë 5 megapixel.

Në këtë mënyrë ju mund të bëni një fotografi me shumë njerëz në të njëjtën kornizë. Kjo është shumë e dobishme dhe nëse ju doni të kapni një pjesë të madhe sfondi gjatë një “selfie”.

Aplikacioni “Selfie”, që do të jetë pjesë e të gjithë telefonëve Nokia gradualisht, vjen me shumë efekte të cilët do t’ju bëjnë të dukeni me simpatikë në një foto selfie. Ky aplikacioni përmban gjithashtu një sërë filtrash. Por mania “Selfie” nuk përfundon me kaq… “Selfie App” ju lejon të shkrepni një foto selfie dhe duke përdorur kamerën e pasme. Pra dhe kamera 6.7 megapixel mund të bëjë selfie dhe është e lehtë për tu përdorur.

Nëse përjashtojmë pjesën e kamerës mund të themi se Lumia 730 është një telefon pranë mesatares. Ai ka një ekran 4.7 inç me teknologjinë Nokia’s Clear Black, kështu që ju do të keni ngjyra mjaft të pasura. Smartfoni ka sistemin operativ Windows 8.1, procesor Snapdragon 1.2GHz, 1 GB RAM, dhe mund të përdorë dhe një kartë mikro deri në 128 GB. Nëse doni të zgjidhni një smartfon që fokusohet tek kamera apo tek selfie-t mos nguroni ta blini. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>