Lajmet

Përshtypjet e para lidhur me suitën e produktivitetit Office 2016 për bizneset

Mar 28 2015
0 Shpërndarje
Përshtypjet e para lidhur me suitën e produktivitetit Office 2016 për bizneset

microsoft-office-logo-feb-2015-100566096-large

Siç e dini është publikuar versioni i parë paraprak i Office 2016 për zhvilluesit dhe ekspertët e teknologjisë. Kjo suitë pritet të lançohet në gjysmën e dytë të këtij viti, dhe aktualisht është akoma në nivel zhvillimi. Sigurisht që përfitimet më të mëdha nga ky version i ri do ti ketë biznesi. Versioni është i disponueshëm për të gjithë ata që janë abonuar në programin Office 365 ProPlus, Office 365 Enterprice E3 ose Office 365 E4. Nëse jeni të interesuar për ta testuar shfletoni në faqen Microsoft Connect në ueb, regjistrohuni dhe më pas ndiqni udhëzimet.  

Problemet gjatë instalimit 

Duke marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për një version teknik paraprak, mos u habisni nëse haseni me probleme gjatë instalimit. Mbase do t’ju duhet të ç’instaloni versionin aktual Office 2013 para se të instaloni versionin e ri. Shumë testues kanë raportuar se instalimi kryhej me sukses deri në 85% më pas papritur ndalonte. Disa të tjerë kanë raportuar se pasi instalimi kryhej me sukses në kompjuterin e tyre shfaqej vetëm ikona e Word 2016 dhe jo e aplikacioneve të tjera. Këtyre testuesve iu desh një kohë e gjatë që të merrnin mbështetjen e duhur teknike nga kompania për të pasur plotësisht versionin paraprak të suitës së produktivitetit në kompjuterin e tyre.  

office-2016-preview-cw-red-fror-powerpoint-100575725-large

Çfarë është e re për përdoruesit 

Realisht ka shumë pak ndryshime me Office 2013 në këtë version paraprak. Por kjo nuk do të thotë që versioni final për konsumatorët do të ketë kaq pak ndryshime. Për ta qartësuar këtë zëvëndës presidenti i korporatës, Kirk Koenigsbauer shkroi në një postim në blog: “Për të qënë i saktë ky version paraprak nuk përfshin të gjitha karakteristikat që ne kemi planfikuar të sjellim në produktin final.” Për më tepër kini parasysh që ky version është fokusuar më shumë tek ekspertët e teknologjisë dhe zhvilluesit, jo tek konsumatorët.  

Ndryshimi më i dukshëm ka të bëjë me faktin se çdo aplikacion përbërës i Office tanimë ka skemën përkatëse të ngjyrave; blu për Word, të gjelbërt për Excel, bojëqielli për Outlook etj. Por ju mund të zgjidhni përmes një varieteti ngjyrash. Përsa i përket pjesës së sipërme të aplikacioneve nuk vërehet ndonjë opsion apo dritare e re përveç karakteristikës të re që njihet si “Tell me what you want to do”. Mjafton të shkruani një detyrë ose komandë të thjeshtë që doni të kryeni dhe ky opsion do t’ju paraqesë udhëzimet se si mund ta kryeni. Kjo karakteristikë e re sigurisht që i kursen përdoruesit goxha kohë. Ajo gjithashtu është e aftë të ruajë dhe veprimet e fundit që ju keni kryer duke i shfaqur ato në krye të listës.Në këtë mënyrë komandat më të shpeshta që ju përdorni janë më të lehta për tu aksesuar.  

office-2016-preview-search-box-100575726-large

Por sipas raporteve të testuesve as ky opsion nuk ishte aq funksional pasi shpeshherë ai të jepte udhëzime të gabuara. Duhet të theksojmë që ky opsion është i disponueshëm vetëm në Word, shpresojmë që së shpejti të ofrohet dhe në Outlook pasi është dhe më e domosdoshme.  

Ndryshimet në Outlook 

Në këtë version të hershëm vihen re disa ndryshime në Outlook. Për shembull kur ju jeni duke shkruar një e-mail dhe doni të bashkangjisni një skedar në të, atëherë pasi të klikoni Attach File do t’ju shfaqet një listë me skedarët më të fundit që keni aksesuar në Office në tërësi. Outlook gjithashtu do të jetë në gjendje të përshtasë ndërfaqen sipas përmasave të ekranit mbi të cilin ju jeni duke punuar. Normalisht ai është i ndarë në tri seksione; hapsira për të shkruar email në anën e djathtë, lista e e-mail-eve në mes dhe në të majtë. Gjithsesi kur ju e përdorni Outlook nga një pajisje me ekran të vogël, pamja e aplikacionit ndryshon dhe ka të ngjarë të shfaqë vetëm një ose dy seksione. 

Çfarë është e re për ekspertët e teknologjisë 

Për ata që janë profesionistë të kësaj fushe, risia më e rëndësishme është përfshirja e DLP në Word, Excel dhe Power Point. Bëhet fjalë për një sistem që siguron informacionin dhe të dhënat e përdoruesit. Deri më tani DLP ka qënë i disponueshëm vetëm në softuerët e orientuara drejt komunikimit si Exchange, SharePoint, Outlook dhe One Drive për bizneset. Administratorët e sistemeve të informacionit do të jenë të aftë të kontrollojnë çfarë lloj informacioni dhe mund të manaxhojnë gjithashtu shpërndarjen e tyre. Ndryshimet e reja sjellin gjithashtu ngarkim më të shpejtë të emailit dhe stabilitet në rrjet. Veç kësaj Microsoft ka përmirsuar dhe shpejtësinë e kërkimit dhe i lejon përdoruesit të zgjedhin kohëzgjatjen që ata ata duan që e-maili i tyre të zgjasë në postën elektronike.  

 

Një shërbim i ri i quajtur Background Intelligence Transfer Service (BITS) është dizenjuar për të parandaluar mbipopullimin e rrjetit. Versioni i ri ofron gjithashtu një integrim më të mirë me System Center Configuration Manager (SCCM). Në këtë mënyrë administratorët mund të aplikijonë përditësime në mënyrë më efektive dhe të kontrollojnë frekuentimet. Por asgjë nga këto nuk është e paraqitur në versionin paraprak, këto karakteristika do të jenë të disponueshme vetëm në produktin final.  

Si përfundim rezulton se Office 2016 IT Pro dhe Developer Preview nuk janë aq të ndryshme nga Office 2013. Përveç skemës së re të ngjyrave dhe disa karakteristikave të reja minimale, shumica e ndryshimeve të rëndësishme do të vihen re vetëm nga zhvilluesit dhe administratorët e sistemeve të informacionit. Ne ju sugjerojmë që mos ta shkarkoni këtë version, më mirë prisni dhe pak muaj derisa të lançohet produkti final, aty me siguri do të ketë më shumë gjëra interesante për tu parë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>