Harduer

Përshtypjet tona të para për Lumia 640: Microsoft ka bërë një punë fanstatike me këtë smartfon

Apr 9 2015
0 Shpërndarje
Përshtypjet tona të para për Lumia 640: Microsoft ka bërë një punë fanstatike me këtë smartfon

lumia-640-hand-heroTelefonin më të fundit të parametrave mesatare të Microsoft e pamë gjatë Kongresit Mobil Botëror mbajtur në Barcelonë në fillimin e muajit Mars. Ne na impresionoi. Prandaj të menduam të hyjmë më në detaje të modelit Microsoft Lumia 640.

Specifikat

* Sistem Operativ Windows Phone 8.1 me përditësimin Lumia Denim

* Proçesor katër bërthamësh 1.2 Ghz Qualcomm Snapdragon 400

* Ekran 5 inç IPS LCD me rezolucion 1280×720 dhe dendësi pikselash prej 294 për inç

* 1GB RAM

* 8GB hapësirë të dhënash

* Kamër të pasme 8 Megapiksel

* Kamër frontale 1 Megapiksel

* Bateri 2500 mAh

* Pesha 145 gram

* Përmasat 141.3 x 72.2 x 8.85 mm

Telefoni është i disponueshëm në variantet 3G dhe LTE. Ky i fundit ka një kosto ekstra krahasuar me të parin. Gjëja e parë që të gjithë mund të mendoni është se ky smartfon pason modelet Lumia 630/635 me të njëjtin dizajn dhe pamje. Si një telefon i parametrave mesatar, ky smartfon ofron shum për çmimin që ka. Ekrani me rezolucion 720p është mjaft cilësor duke shfaqur një mprehtësi dhe saktësi ngjyrash. Kamera është një tjetër hap i mirë duke lënë pas sensorin 5 Megapiksel në Lumia 630/635 për të përdorur një tjetër 8 Megapiksel. Dhe këtë here kamera është e paisur edhe me një dritë flash.

Ndryshim tjetër mjaft me rëndësi është madhësi e shtuar e RAM-it prej 1 GB, që tani duket të jetë standarti i Microsoft me telefonët Lumia. Por edhe kamera frontale është një tjetër component kyç që paraardhësit nuk e zotëronin. Bateria e smartfonit ka një kapacitet prej 2500 mAh, ose 300 mAh më shumë se Lumia 830.

Lumia 640 rregullon shumë gjëra që Lumia 630/635 kishte mangësi të konsiderueshme duke sjellur edhe risi si aplikacionin Lumia Camera me karakteristika të cilat ishim mësuar ti shikonim vetëm në sensorët “PureView”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>