Lajmet

Personalizimi i shopping-ut: Element i nevojshëm apo risk për privatësinë

Mar 4 2013
0 Shpërndarje
Personalizimi i shopping-ut: Element i nevojshëm apo risk për privatësinë

Teknologjia e personalizimit të shopping-ut tenton të na vendosë në kontakt me gjëra që duam apo kemi nevojë bazuar në blerjet tona të mëparshme.

Sipas ekspertëve, personalizimi i shopping-ut ofron një sërë përfitimesh dhe avantazhesh, por në të njëjtën kohë është mbartës i kërcënimeve serioze mbi privatësinë – më tepër për shkak të mungesës së rregullatorëve. Kompanitë e sigurimit apo bankat janë të detyruara me ligj që t’i mbajnë sekrete të dhënat e tyre.

Nga ana tjetër, ky ligj nuk funksionon për shitësit me pakicë, prandaj në sa më tepër vende të ndodhen të dhënat tyaja, aq më të ekspozuar jeni ndaj vjedhjes së identitetit.

Personalizimi i shopping-ut dhe vjedhja e identitetit

Spektri i vjedhjes së identitetit fatkeqsisht është tepër real. Edhe kompanitë më të mëdha, madje edhe ato të sektorit të teknologjisë hakohen herë pas here. Duke marrë të dhënat nga këto kompani, hakerat marrin të gjitha informacionet e nevojshme mbi klientët e kompanisë apo partnerët me të cilët ajo zhvillon biznes.

Një mënyrë është metoda “phishing”, e cila prej vitesh mbetet një kërcënim serioz përmes e-maileve. Nëse merrni një e-mail që duket sikur vjen nga kompania juaj e preferuar – dhe që e dini se u keni dhënë informacione lidhur me veten tuaj në të kaluarën, ka shumë mundësi që të mendoni se e-maili është i rregullt, edhe pse mund të jetë një sulm phishing. Por çfarë mund të bëjnë njerëzit që preferojnë të personalizojnëshopping-un? Së pari, tregoni kujdes mbi të gjithë ata që ju kërkojnë informacione personale të cilat nuk ju duhen.

Gartner: Gjysma e blerjeve online do të bëhen përmes rrjeteve sociale në 2015-n

Për shembull, askush nuk ka nevojë të dijë emrin e vajzërisë së nënës suaj, ose numri e sigurimeve shoqërore, llogarive bankare apo të dhëna të tjera të ngjashme. Nëse dyshoni se dikush është kompromentuar me të dhënat tuaja, njoftoni institucionet përkatese të vendit tuaj, të cilat janë të specializuara të merren me këto lloje rastesh.

Në fund, ju këshillojmë t’i mbani personale të dhënat tuaja personale, por mos u trembni nga personalizimi i shopping-ut. Thjesht tregohuni vigjilentë gjatë gjithë kohës. (PCWorld Albanian)

shopping

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>