Lajmet

Personalizoni sfondin e Google Search në Chrome

Feb 24 2013
0 Shpërndarje
Personalizoni sfondin e Google Search në Chrome

Google searchGoogle ka çaktivizuar opsionin e shfaqjes së një imazhi në sfond të personalizuar.

Megjithatë, ekziston një “extension” (funksion shtesë) i instalueshëm në Chrome që ju ndihmon të rifitoni këtë mundësi.

Nëpërmjet këtij funksioni përveç se mund të ndryshoni sfondin mund edhe të hiqni logon e Google, butonat “kërko” dhe “ndihem me fat” apo linket e tjera promocionale.

Mjafton të shkoni tek Google Chrome Web Store dhe të instaloni funksionin “Custom Google Background”.

Pasi ta instaloni ju mund të përcaktoni se ku dëshironi të merrni imazhin tuaj.

Gjithashtu mund të vendosni dhe disa imazhe njëkohësisht që ndërrohen në mënyrë të rastësishme. Ky funksion është i mirë edhe për një arsye tjetër pasi nuk bllokon të gjithë dritaren e shfletuesit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>