Lajmet

Personazhe nga The Hobbit do të dalin në reklamat e Windows Phone 8

Nov 22 2012
0 Shpërndarje
Personazhe nga The Hobbit do të dalin në reklamat e Windows Phone 8

Ndërkohë që shumë njerëz presin daljen e filmit të ri The Hobbit, Microsoft-i ka bërë një reklamë paksa të çuditshme me personazhe të këtij filmi.

Fushata e Windows Phone 8 do të krijohet nga agjencia Wunderman, dhe do të ketë personazhe nga ky film.

Fatkeqësisht kjo reklamë do të shfaqet vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA. Francë dhe Gjermani, duke lënë pjesën tjetër të botës ti kërkojë këto reklama online.

Ndiqni reklamën e parë të tabletit Surface

Gjithsesi kjo do të jetë vetëm një pjesë e vogël e fushatës së Windows Phone 8 nga Microsoft, e cila parashikohet të jetë e përmasave shumë të mëdha.

Do të jetë interesante të shikohet se si Microsoft-i do të ndërthurë teknologjinë me këtë lloj filmi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>