Lajmet

Personi që iu bashkua sulmit të Anonymous për 1 minutë, dënohet me 183 mijë $

Dec 10 2013
0 Shpërndarje
Personi që iu bashkua sulmit të Anonymous për 1 minutë, dënohet me 183 mijë $

anonNjë 38 vjeçar u dënuar me 2 vite lirim me kusht dhe një gjobë për pjesëmarrje në një sulm DDoS të organizuar nga grupi i hakerëve Anonymous kundër uebfaqes së Koch Industries në vitin 2011.

Pjesa befasuese për këtë dënim është që ai person i është bashkuar sulmit vetëm për një minutë. Eric J. Rosol, që është banor në Wisconsin, ishte ngarkuar për pjesëmarrjen në sulmin e Anonymous në ndërmarrjen me bazë në Kansas, Kochind.com, më 28 shkurt 2011, duke përdorur një mjet të popullarizuar DDoS që ishte gjetur në kompjuterin e tij.

Sidoqoftë, Rosol thotë që ai ishte pjesë e sulmit vetëm për një minutë. Ai u shpall fajtor nga një gjykatë për qasje në një kompjuter të mbrojtur dhe u dënua me 2 vite lirim me kusht dhe u urdhërua të paguajë 183 mijë dollarë, tha Departamenti i Drejtësisë në një deklaratë të cilën e ka siguruar IT World.

Sasia monetare është e barabartë me atë që Koch ka paguar për një grup konsultues për të ndihmuar në rikthimin e uebfaqes në gjendjen e kaluar pas sulmit. Vetë sulmi e rrëzoi faqen e Koch për rreth 15 minuta.

Krimet e ngjashme po ashtu kanë bartur dënime të rënda. Jeremy Hammond, 28 vjeçar, anëtar i Anonymous, u dënua muajin e kaluar me 10 vite burgim për hakim të kontraktorit të inteligjencës Strategic Forecasting, të njohur si Stratfor.

Aktivistët kanë pohuar që dënimet e tilla janë të pabarabarta me krimet dhe kanë bërë thirrje për të reformuar Dekretin për Abuzime dhe Mashtrime Kompjuterike, që është miratuar në vitin 1980 dhe është ende i përdorur për të ndjekur penalisht krimin online sot. (PCWorld Albanian)

Tags >

anonymous
Lajmet e fundit>