Analiza

Përzgjidhen imazhet që do të përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë në konkursin global të fotografisë

Nov 25 2014
0 Shpërndarje
Përzgjidhen imazhet që do të përfaqësojnë Kosovën dhe Shqipërinë në konkursin global të fotografisë

Participating_Countries_WLM_2014-640Konkursi i fotografive për objektet e trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe Shqipëri ka mbyllur dyert për pjesëmarrësit para më tepër se një muaji tashmë, por tani është bërë publikimi i emrave të personave fitues në këtë garë.

Kjo lloj gare për herë të parë filloi në vitin 2012, ku komunitetet vullnetare që merren me mirëmbajtjen dhe shkrimin e artikujve nga 35 vende i janë bashkuar kësaj nisme.

Fotografitë e përzgjedhura mund t’i shihni këtu, ndërsa emrat dhe pseudonimet e personave që kanë konkurruar me këto fotografi janë si vijojnë:

Shqipëri:

1. Parku Arkeologjik i Apolonisë

Nga Pudelek

2. Teatri i Butrintit

Nga Ina Myrtollari

3. Banesa Zapanaja e Zekatëve

Nga Malenki

4. Godina e Kishës së Shën Triadhës

Nga Tori Oseku

5. Shtëpi tradicionale në Kalanë e Beratit

Nga Roland Giesser

6. Kalaja e Krujes

Nga Pudelek

7. Kalaja e Petreles

Nga Enrik Hysko

8. Amfiteatri I Durrësit

Nga Pudelek

9. Parku Arkeologjik i Apollonisë

Nga Ina Myrtollari

10. Kisha e Shën Todrit

Nga Arben Llapashtica

Kosovë:

1. Ndërtesa e hamamit të vjetër

Nga Hons084

2. Ndërtesa e Lidhjes së Prizrenit

Nga Hons084

3. Manastiri i Graçanicës

Nga Aljabakphoto

4. Manastiri i Deçanit

Nga Bujar Gashi

5. Ura e vjetër e gurit në Prizren

Nga Bleron Çaka

6. Qyteti Mesjetar i Novobërdës

Nga Arben Llapashtica

7. Katedralja Zonja Ndihmëtare

Nga Hons084

8. Ura mesjetare me nëntë harqe

Nga Bujar Gashi

9. Patriarkana e Pejës

Nga Ismail Gagica

10. Varri në lokalitetin arkeologjik ‘Ulpiana’

Nga Bujar Gashi

Këto fotografi do t’i dërgohen jurisë ndërkombëtare e cila do ta bëjë më pas edhe përzgjedhjen e fotografive më të mira në botë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>