Softuer

PES 2011 gati për Windows Phone 7

Jan 15 2011
0 Shpërndarje
PES 2011 gati për Windows Phone 7

Pro Evolution Soccer 2011 ishte shpalosur për herë të parë me 9 shkurt të vitit 2010 dhe është paraqitur për platformat Playstation 3, PC dhe Xbox 360, dhe siç duket tani ky titull i popullarizuar për luajtje të futbollit, do të paraqitet edhe për Windows Phone 7.

Kur debutoi për platformat e ndryshme, PES 2011 solli një sërë veçorish të reja në krahasim me versionin e kaluar, ndërsa e njëjta gjë pritet edhe me versionin e saj që do të paraqitet për Windows Phone 7. Në bazë të videove të demonstrimit, të cilat mund t’i shihni edhe ju më poshtë, loja ecën mjaft rrjedhshëm dhe lojtarët së bashku me fushën duken mjaftë mirë, ndërsa sistemi i kontrollimit duke të jetë shumë i thjeshtë.

PES 2011 pritet të paraqitet brenda një periudhe shumë të shkurtë për platformën Windows Phone 7, anembanë botës.  /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>