Analiza

Pesë gjërat që duhet të prisni nga ngjarja e Apple në javën e ardhshme

Sep 7 2018
0 Shpërndarje
Aktiviteti nuk ka të bëjë vetëm me iPhone Pesë gjërat që duhet të prisni nga ngjarja e Apple në javën e ardhshme

Ngjarja e ardhshme e Apple zhvillohet më 12 shtator dhe të gjithë janë duke pritur për të dëgjuar në lidhje me versionet e fundit të produktit më të rëndësishme Apple: iPhone, i cili po vjen me një ridizenjim radikal.

Por aktiviteti nuk ka të bëjë vetëm me iPhone, dhe ekosistemi i aksesorëve dhe shërbimeve që Apple ofron është bërë jashtëzakonisht i rëndësishëm, kështu që presim shumë lajme në lidhje me Apple Watch, AirPods, dhe ndoshta edhe AirPower i cili ka munguar gjatë.

Kjo është përveç softuerit të ri të njoftuar në WWDC më parë këtë vit, i cili duhet të jetë pranë një lançmi përfundimtar pas një testimi beta gjatë verës.

Ja se çfarë duhet të presim:

IPHONE TË RINJ

Si gjithmonë, pika kulmore në ngjarjen e këtij viti do të jetë iPhone-i i ri. Apple pritet të njoftojë tre prej tyre: fillimisht është iPhone XS, një version i përditësuar i iPhone X të vitit të kaluar, me ekran të njëjtë, 5.8 inç, por me specifikime të përmirësuara të brendshme.

Por, së bashku me XS, Apple pritet gjithashtu të njoftojë një version më të madh prej 6.5 inç të modeleve të tij Plus që ofron një ekran më të madh dhe bateri më të madhe – megjithëse thuhet se ky XS quhet iPhone XS Max, jo XS Plus.

Asnjëri nga telefonat e rinj XS nuk pritet të ndryshojë shumë nga modeli që Apple ka vendosur me iPhone X – të dy do të shfaqin ekranet OLED, kornizat prej çeliku antindryshk dhe identifikimin e fytyrës me Face ID, me shumicën e ndryshimeve që vijnë nga brenda në formën e një procesori të ri A12 dhe më shumë RAM.

(Një ngjyrë e re ari pritet të bashkohet me opsionet ekzistuese të zezë dhe të bardhë). Ka shans që Apple të ketë disa veçori të reja ekskluzive për modelet XS, duke ndjekur modelin e përdorimit të pajisjeve S për të futur funksione të reja si Touch ID, Siri ose 3D Touch.

Telefoni i fundit është më interesant – një iPhone 6,1-inç më i lirë që do të ofrojë një ekran pa pjesë anësore dhe Face ID të telefonave X dhe XS me një çmim më të ulët, duke zëvendësuar iPhone 8 dhe 8 Plus si hyrje e re e Apple.

Pajisja 6.1 inç , do të eleminojë disa prej karakteristikave më të mëdha të telefonit X dhe XS si ekrani OLED, korniza prej çeliku, dhe ndoshta edhe sistemi 3D Touch.

Por ndërsa Apple ofron një iPhone më të lirë gjë që mund të duket interesante, kjo mund të shënojë fundin e një epoke për telefonat e kompanisë.

SERIA 4 APPLE WATCH

Ndërsa historia e iPhone këtë vit duket të jetë një përditësim më përsëritës, gjërat ndryshojnë shumë për Apple Watch, e cila duket të jetë ridizenjimi i parë i madh që kur modeli origjinal u lançua në 2015.

Imazhet e zbuluara të Apple Watch 4 tregojnë se Apple do të ofrojë një shfaqje më të madhe në orë me një dizajn pothuajse të sheshtë, së bashku me atë që duket të jetë një madhësi më e hollë se versionet e mëparshme.

Seria 4 pritet gjithashtu të ofrojë edhe një model LTE, I ngjashëm me serinë 3 të vitit të kaluar, edhe pse me një unazë më të hollë të kuqe në kurorën dixhitale për të treguar statusin celular.

Apple Watch me siguri do të vijë me WatchOS 5 , i cili shton zbulimin automatik të stërvitjes, një modalitet radiofonik dhe njoftime më të mira.

AIRPOWER, AIRPODS, DHE AKSESORET

Ngjarja e iPhone e këtij viti do të shënojë një vit të plotë që kur Apple njoftoi AirPower, i cili u tregua i aftë të ngarkonte pa tel deri në tre pajisje në të njëjtën kohë.

Apple gjithashtu thuhet se ka një version të ri të kufjeve pa tel, AirPods, të vendosur për këtë vit, duke shfaqur një çip të ri wireless, mbështetje për aktivizimin pa duar të Siri dhe një ngarkues wireless.

Ka pasur gjithashtu raporte në fillim të këtij viti se Apple po punonte për një palë kufje megjithëse ato mund të jenë shtyrë për vitin e ardhshëm.

Gjithashtu, Apple pritet që më në fund të zëvendësojë ngarkuesin USB 5W që ka ardhur në të gjithë telefonat e tij me një model më të fuqishëm 19W USB-C që mund të ngarkojë me më shumë shpejtësi iPhone- t e rinj.

IOS 12, MACOS MOJAVE, DHE PROGRAMET TË TJERA SOFTUERIKE

Ndër të tjera, gjatë kësaj shfaqje pritet që të marrim disa data përfundimtare të lançimit për iOS 12, WatchOS 5, tvOS dhe ndoshta edhe MojoMos. IOS 12, ashtu si iPhone-i i ri, nuk kërkon të jetë një përditësim veçanërisht i dalluar në aspektin e karakteristikave të këtij viti.

Por ka disa veçori të reja:Screen Time, për gjurmimin e kohës së shpenzuar në telefonin tuaj, njoftime më të mira, dhe disa emoji të rinj argëtues të quajtur “Memoji”.

Apple gjithashtu po përditëson kornizën ARKit të realitetit ë shtuar në ARKit 2 të ri, i cili ofron mundësinë për të krijuar përvoja të përbashkëta AR.

SË FUNDMI…

Surprizat e minutës së fundit nuk janë diçka e re për Apple, që do të thotë se ka shumë hapësirë ​​për to. A mund të shfaqet iPad Pro i Apple? A do ta shohim më në fund kthimin e MacBook Air dhe Mac Mini të cilët janë lënë pas dore? Çdo gjë mund të pritet në një event të tillë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>