Lajmet

Pesë ish-punonjës të HTC-së akuzohen për mashtrim dhe zbulim të sekreteve të kompanisë

Dec 29 2013
0 Shpërndarje
Pesë ish-punonjës të HTC-së akuzohen për mashtrim dhe zbulim të sekreteve të kompanisë

Pesë ish-punëtorë të HTC-së, duke përfshirë një ish- ekzekutiv, janë paditur në një gjykatë të Tajvanit për zbulim të sekreteve të korporatës, duke pranuar rryshfete dhe pagesa të jashtëligjshme, duke falsifikuar shpenzimet.

Sipas Wall Street Journal, ish- zëvendës presidenti i dizajnit të produktit në HTC, Thomas Chien, është i akuzuar për zbulim të hollësive të një dizajni të ndërfaqes, që besohet të jetë versioni 6.0 i softuerit Sense i kompanisë për Androidin.

Përveç kësaj, prokurorët dyshojnë që Chien dhe bashkëpunëtorët e tij përfituan 1.12 milionë dollarë rryshfet nga furnizuesit, si pasojë e shpenzimeve të rremeve në HTC. Chien është arrestuar gjatë gushtit së bashku me dy të tjerë.

Secila padi për zbulim të fshehtësive do të mund të barte një dënim maksimal prej 10 viteve burgim. Incidenti vjen në një moment të vështirë për HTC-në. Shitjet e prodhuesit tajvanez të smartfonëve kanë shënuar rënie.

Kjo kompnia po ashtu ka pësuar disfata në betejat për patenta të ngritura si çështje nga Nokia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në tetor, CEO i HTC-së, Peter Chou tha që ai do të largonte nga përgjegjësia disa nga detyrat që i ishin ngarkuar, për disa vartës të tij që ai mund të përqendrohej më tepër në prodhimin e produkteve inovative. (PCWorld Albanian)

Inside An HTC Store Ahead Of 2Q Earnings

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>