Pesë këshilla që duhet të dimë këtë vit lidhur me sigurinë në mediat sociale

May 30 2013
0 Shpërndarje
Pesë këshilla që duhet të dimë këtë vit lidhur me sigurinë në mediat sociale

Bota e rrjeteve sociale është çdo ditë në ndryshim, prandaj shpeshherë mund të bëhet e vështirë të dish të rejat e fundit lidhur me kërcënimet me të cilat përballet siguria jonë. Sot, nuk marrim pjesë vetëm në një apo dy rrjete sociale.

Njerëzit janë prezentë në Facebook, Twitter, Tumblr, Snapchat, Pheed, Vine etj. Këto llogari mund të ndërveprojnë gjithashtu me aplikacione të jashtme, çka ngre gjithmonë çështje mbi sigurinë dhe privatësinë. Më poshtë ju paraqesim pesë këshilla sigurie që duhet të kemi parasysh gjatë prezencës sonë në vitin 2013 në mediat sociale:

Anashkaloni pyetjet personale

Sondazhet janë disa nga elementët më të përdorshëm deri pak vite më parë në mediat sociale. Nëse ju bëhen pyetje personale si marka e parë e makinës apo emri i këngëtarit tuaj të preferuar, sigurohuni më parë që këto përgjigje nuk i keni përdorur në pyetjet e sigurisë që ju shfaqen në rast se harroni fjalëkalimin.

Jini në dijeni të ndryshimeve të fundit të privatësisë

Rrjetet sociale, veçanërisht Facebook-u, bëjnë ndryshime të herëpashershme në rregullat e privatësisë, prandaj është e rëndësishme që t’u kushtoni gjithmonë vëmendje dhe të jeni në korrent me të rejat e fundit. Një mënyrë e dobishme do të ishte të vendosnit një Google Alert lidhur me rrjetin e preferuar social. Kështu do të merrni me e-mail të gjitha të rejat e fundit.

Kujdes ku klikoni

Mos harroni se linqet janë ndër mënyrat më efektive dhe më të përhapura për të sulmuar përdoruesit online. Kini kujdes nga linqet e shkurtra të tipit “t.co,” që mund t’ju dërgohen së bashku me mesazhet me tekst “Is this you?” Një mënyrë tjetër janë linqet e tipit “check out this awesome video.” Nëse keni dyshime mbi linqet dhe vërtetësinë e tyre, mos i klikoni. Mund të prisni gjithashtu për komentet e njerëzve apo pëlqimet e tyre për të parë nëse janë të vërteta apo jo.

Kërkoni në Google për aplikacionet

Pothuajse çdokush mund të krijojë aplikacione për mediat sociale. Kjo do të thotë se çdo njeri mund të ndërhyjë dhe të marrë informacioni personale mbi ju. Lajmi i mirë është se në internet mund të kërkoni mbi gjithçka dhe siç thotë populli “lajmet e këqija marrin dhenë”. Shpenzoni disa minuta për të kontrolluar në internet se çfarë thuhet mbi një aplikacion para se ta përdorni.

Kontrolloni shpesh platformat mbi sigurinë

Njëherë në disa kohë (për shembull, çdo tre muaj), kontrolloni opsionet e sigurisë për të parë se çfarë po ndani me miqtë dhe çfarë po bëni publike për të gjithë. Sigurohuni që nuk po shpërndani foto private apo të rejat e fundit me aplikacionet e jashtme, si për shembull lidhja e një profili privat në Instagram me një llogari publike në Twitter. Ndryshoni herë pas here fjalëkalimet tuaja dhe sigurohuni që ato të jenë gjithmonë të sigurta. (PCWorld Albanian)

I

Lajmet e fundit>