Siguri

Pesë mjete fjalëkalimesh për sigurinë mobile

Jan 3 2009
0 Shpërndarje
Pesë mjete fjalëkalimesh për sigurinë mobile

RoboForm
RoboForm ( www.roboform.com ) është një nga aplikimet më të njohura për menaxhimin e fjalëkalimeve. Kushton 30$ dhe në versionin falas me një limit prej 10 fjalëkalimesh instalohet vetëm në një PC. Sinkronizimi i adresave nëpër sisteme të ndryshme bëhet i mundur në sajë të aksesit që ka në GoodSync.com, roçes ky që kërkon dhe akses nga rrjetet e Windows, FTP dhe WebDAV. Duke e shpjeguar me fjalë të tjera, instalimi i këtij programi ndërmjet kompjuterave përmes internetit, ose ndërmjet kompjuterit të shtëpisë dhe atij të punës, nuk është dhe aq i lehtë, kështu që provoni të përdorni FolderShare (foldershare.com) për të sinkronizuar direktorinë në të cilën RoboForm ruan dokumentacionin e adresave të tij: MyDocuments\MyRoboFormData Default Profile. Dokumentet e reja të sapoformuara do të transferohen automatikisht nëpër kompjuterat tuaj, megjithëse do t’ju duhet të ristartoni Roboform për të parë adresën e re të krijuar në kompjuterin tjetër .

Passpack
Në të gjitha faqet e internetit flitet për temën e njohur “S’ka siguri’’, në lidhje me ruajtjen e emrave të përdoruesve dhe fjalëkalimeve online. Passpack (passpack.com) përdor një fjalëkalim (çelës) të quajtur “Packing Key” për të enkriptuar informacionin e dhënë gjatë krijimit të adresës tuaj. Pasi shkarkohet dhe dekriptohet, këto të dhëna qëndrojnë në kompjuter derisa ju i rezervoni ato, në mënyrë që të enkriptohen përsëri dhe të ridërgohen në Passpack për t’i grumbulluar. Passpack nuk ka akses te Packing Key, kështu që nuk mund ta dekriptoni fjalëkalimin tuaj pa të, prandaj bëni kujdes për mos ta humbur këtë çelës. Mund ta përdorni Passpack për t’u futur automatikisht në një faqe interneti, megjithëse do t’ju duhej që të praktikoheshit pak në një faqe më specifike.
Kjo faqe ofron dhe shërbim falas, që do të thotë se keni të drejtë të futeni deri në njëqind herë këtu. Passpack përdoreni për gjëra që nuk kanë shumë rëndësi, si ato jofi nanciare, sepse ka njerëz që sulmojnë për të vjedhur fj alëkalimet. Në qoftë se ata gjejnë Pack key është njësoj si të kenë goditur thembrën e Akilit.

Password Hash
Është një opsion që jep një pamje krejt tjetër për sigurinë e fjalëkalimeve. Në qoft ë se keni në faqet Firefox dhe Internet Explorer të vendosur PwdHash, mjaft on të shtypni F2 dhe mos ta shkruani fjalëkalimin, pasi Pwdhash mundëson vënien në punë të tij në mënyrë automatike, nëpërmjet disa llogaritjeve matematike. Fjalëkalimi nuk rezervohet në faqen që ju punoni. Edhe në qoft ë se përdorni një eksplorues tjetër për të hapur të njëjtën faqe, Pwd- Hash përdor fjalëkalimin që keni futur në fillim. Kur jeni duke punuar në një PC, i cili s’e ka të instaluar PwdHash, klikoni në www.pwdhash.com, ku fillon llogaritja matematike dhe më pas selektoni dhe kopjoni fjalëkalimin tuaj

OpenID
A nuk do të ishte mirë që të përdornit një adresë për t’u futur në rrjete të ndryshme? Për këtë ju vjen në ndihmë OpenID. Rregjistrohuni falas dhe do të shikoni emra të njohur të rrjeteve si Flickr,Verisign dhe Yahoo. Më pas do t’ju dërgohet verifikimi që regjistrimi është bërë. Ndërsa po sorrollateni duke parë elementët përbërës të një harte, siç ndodh dhe me Vidoop.com, do të njoftoheni se çdo gjë është në rregull, sapo të jeni futur në faqen që dëshironit. Jo të gjitha rrjetet përdorin OpenID, për shkak të rrezikshmërisë që kërcënon këtë sistem relativisht të ri, por ka dhe nga ato shumë të sigurta që e mbështesin këtë element të ri dhe ku mund të përdorni një llogari pa problem. Visitoni openid.net për t’u informuar për listën e rrjeteve që folëm më lart .

ID Vault
Flashdisku Guard Id është më specifik në mbrojtjen e të dhënave të llogarisë tuaj. Ai vë në lëvizje një eksplorues të zakonshëm për mbrojtjen dhe sigurimin e llogarive financiare. I lehtë për t’u përdorur, por jo i lirë për t’u blerë. Kushton 50$ dhe do 40$ plus për rinovimin e regjistrimit çdo vit. Përpara se ta përdorni këtë mjet në kompjuterin tuaj, instaloni një lloj softueri që është i përdorshëm për Windows XP apo Vista. Më pas mund të shtoni llogari nga një listë rrjetesh financiare, ose të hidhni të dhëna për llogari të tjera që doni të përzgjidhni. Lidhni flashdiskun te ikona që ju shfaqet, klikoni me të djathtën dhe selektoni një llogari. Pasi të keni futur një kod numerik do të lidheni.

 

Lajmet e fundit>