Blog

Pesë Rumunë vjedhin në mënyrë spektakolare iPhone me vlerë 500,000 Euro nga një kamion në lëvizje

Jul 31 2017
0 Shpërndarje
Mediat lokale thanë se bandat modifikojnë makinat e tyre duke vendosur një material jo rrëshqitës mbi tavanin e tyre. Pesë Rumunë vjedhin në mënyrë spektakolare iPhone me vlerë 500,000 Euro nga një kamion në lëvizje Photo Source: Getty Images

Pesë Rumunë janë arrestuar në Hollandë si të dyshuar për vjedhjen e iPhone-ve me vlerë 500,000 Euro.

Vjedhja është realizuar ndërsa kamioni ishte në lëvizje duke transportuar telefonët. Raportohet se ata kanë përdorur një fugon për tu afruar kamionit dhe hyrë në ndërsa ky i fundit udhëtonte me shpejtësi.

Kutitë e iPhone u kaluan nga pjesa fundore e kamionit në një vrimë hapur mbi tavanin e fugonit. Vjedhja ka ndodhur më 24 korrik në autostradën A73 afër qytetit Horst.

Mediat lokale thanë se bandat modifikojnë makinat e tyre duke vendosur një material jo rrëshqitës mbi tavanin e tyre.

Kjo metodë e frikshme vjedhje është parë për herë të parë në Gjermani. Edhe Belgjika ka parë vjedhje të ngjashme.

“Kamioni ishte duke udhëtuar nga njëri destinacion tek tjetri dhe nuk ka ndaluar. Kur mbërriti iPhone ishin zhdukur,” tha një zëdhënës i policisë Holandeze.

Burrat të moshës 33 deri në 43 vjeç u arrestuan të Shtunen në një park pushimi në Otterlo. Policia gjeti iPhone tek kjo adresë dhe fugonin me të cilin kishin kryer vjedhje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>