Analiza

Pesë smartfonë Samsung mund të marrin përditësimin KitKat këtë muaj

Jul 3 2014
0 Shpërndarje
Pesë smartfonë Samsung mund të marrin përditësimin KitKat këtë muaj

samsung smartphoneSipas një dokumenti që vjen nga Samsung India, kompania Koreane do të ofrojë përditësime të Android KitKat 4.4 për pesë smartfonë përpara fundit të këtij muaji. Smartfonët janë: Galaxy S4 Mini, Galaxy Grand 2 Duos, Galaxy Mega 5.8 Duos, Galaxy Mega 6.3 dhe Galaxy Note 3 Neo.

Këto përditësime tashmë janë finalizuar, dhe e vetmja gjë që ka mbetur është disponueshmëria e tyre. Informacioni vjen nga një imazh i paraqitur më poshtë.

Por duhet të keni parasysh dy gjëra, e para se ky mund të jetë një imazh i krijuar në Photoshop dhe e dyta mundet që këto data përditësimesh të jenë vetëm për Indinë. Diçka për tu theksuar është rasti i Galaxy Grand 2 dhe Galaxy Mega 5.8 sepse për përditësimin flitet për versionin që funksionon me dy karta SIM. Ndërsa Samsung Galaxy S III nuk do të marrë një përditësim zyrtar të KitKat dhe kjo gjë tashmë është konfirmuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>