Siguri

Pesë të arrestuar, për sulmet e ndërlidhura me WikiLeaks

Jan 27 2011
0 Shpërndarje
Pesë të arrestuar, për sulmet e ndërlidhura me WikiLeaks

Pesë personat, tre prej tyre janë tinejxherë, janë dërguar në stacione lokale policore në West Midland, Northamptonshire, Hertfordshire, Surrery dhe Londër, të Britansë së Madhe. Nëse ata do të shpallen fajtorë, ata do të mund të përballen me një dënim maksimal prej 10 vitesh burgim dhe një dënim në vlerë prej 5,000 funte.

Njësia kundër cyber-krimeve pranë Policisë Qendorre (PCeU), ka hetuar aktivitetet e hakerëve anonim dhe në lidhje me këtë ka pasur edhe ndihmën e agjencive Evropiane dhe FBI-së. Këta hakerë janë bashkuar në një betejë online për të luftuar të gjitha format e censurës, dhe thuhet se ky grup  nuk ka ndonjë hierarki, por thjeshtë është e koordinuar mirë.

Ata koordinojnë sulmet me fushata përmes IRC-së, një sistem i njohur në të kaluarën për chat që tani shfrytëzohet më së shumti në Rusi dhe shpesh frekuentohet nga hakerët dhe cyber-kriminelët. DDoS, janë një tip i sulmit që përdor një rrjet të kompjuterëve për të bombarduar ueb faqen e cakut me mijëra kërkesa të të dhënave, duke e mbingarkuar atë dhe duke e detyruar të vendoset offline. Për të marrë pjesë në kësi lloj sulme kërkohen aftësi teknike të nivelit bazë.

Pasi ofruesit e shërbimeve u larguan prej WikiLeaks në dhjetor t ë vitit që shkoi, anëtarë anonim përdorën softuerin e tyre DDoS, për të bërë sulme rapide kundër PayPal, MasterCard dhe Visa, ndërsa Amazon i bëri ballë sulmit.

Por analizat e detajuara të softuerit DDoS treguan që hakerët nuk patën mbrojtje virtuale në gjetjen e tyre, dhe brenda disa ditëve dy tinejxherë u arrestuan në Holandë. “Ky lloj sulmi mund të krahasohet sikur ju të gjuani dikë me shumë letra, por në ato letra të shkruani adresa të vërteta të shtëpive”  theksuan shkencëtarët kompjuterik pranë Universitetit të Twente, të cilët analizuan Low Orbit Ion Canon, armën DDoS të haktivistëve. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>