Vëzhgim

Pesë vegla për të shpejtuar ditën

Aug 29 2008
0 Shpërndarje
Pesë vegla për të shpejtuar ditën

Muajin e kaluar kam diskutuar disa përmirësime në hardware, që më kanë ndihmuar të jem më produktiv. Këtë herë le të merremi pak me software.

Një Excel më i plotë: Kam mësuar të çmoj se sa mirë mund të punojë Microsoft Excel, por gjithashtu kam kuptuar se ç’ndihmë e madhe janë shkurtesat që ka. Këtu shfaqet DigGB për Excel, me vlerë 59 dollarë në vit. Ky program nga Data Instruments Group (www.digdb.com) shton te Excel tipare ndihmëse dhe përmirëson ato ekzistuese. Kjo e bën aplikacionin më të lehtë për t’u përdorur. Për gjithçka, nga verifikimi i linqeve të parregullt, deri te gjenerimi i vlerave të medianes, ky program vlen sa çmimi që ka, por para se ta blini, mund ta provoni për 15 ditë falas.

Hidhni faksin në plehra: Kur më duhet të dërgoj apo të marr një faks, përdor TrustFax nga Comodo (www.trustfax.com). Shërbimi është më pak i njohur se eFax apo MyFax, por ajo çka më pëlqen rreth tij, përveçse është i pastër dhe me dizajn të lehtë për t’u përdorur, janë mundësitë e çmimeve për përdorues të rrallë të faksit, siç jam unë. Unë paguaj tek TrustFax 30$ në vit për një numër faksi, 50 faqe të dërguara dhe 150 faqe të marra, si dhe hapësirën online. Për ta përdorur shërbimin skanoj dokumentet në një printer shumëfunksional, i ngarkoj skedarët tek faqja e TrustFax dhe i dërgoj. Nuk ka ku të shkojë më lehtë se aq.

Nxirrni fotografi të mira: Ndonjëherë më duhet më shumë se një fjali e thurur mirë për të arritur qëllimin që dua, më duhen gjëra si kuti, rrathë dhe shigjeta. Atëherë, shkoj tek SmartDraw, një aplikacion për grafi ka biznesi, nga kompania me emër të njëjtë. Pas një periudhe prove, programi kushton 297$. Është shtrenjtë, por mund ta gjeni shpesh me zbritje në www.smartdraw.com dhe nëse jeni munduar ndonjëherë të krijoni legjenda, orare kohore, harta, apo plane të ndryshme, do ta adhuroni.

Provoni Bazën e të Dhënave të çdokujt: Edhe pse termi Bazë e të Dhënave i fut frikën shumë fi llestarëve të teknologjisë, jo të gjitha aplikacionet me Baza të Dhënash kërkojnë shumë mençuri për të ndërtuar formula të mençura. I nderuari AskSam nga AskSam Systems (www.asksam.com), tani në versionin 6.1 (me 7 në beta), ju lejon të ruani çdo lloj të dhënash, nga dokumentet Word deri tek e-mail, apo faqe në internet, të cilat mund t’i gjeni më vonë, vetëm me një kërkim të thjeshtë fjalësh. Unë hulumtoj shumë tregje teknologjikedhe përdor AskSam si zyrën time qendrore. Nuk është i përsosur. Do të kaloni pak kohë deri sa ta shpejtoni dhe opsioni Add Webpage to AskSam punon vetëm me Internet Explorer, por është një vegël jashtëzakonisht ndihmuese. Pas periudhës provuese, versioni standard kushton 150$. Versioni më i shpejtë, Pro, kushton 395$.

Ndani dhe ruani: Përveçse e ka bërë shumë të lehtë mbajtjen e dokumenteve të sinkronizuara mes PC-ve të ndryshëm, shërbimi i ri i Microsoft, FolderShare, më shpëtoi kokën kur kompjuteri im në shtëpi, një mëngjes, nuk startoi më. Por, meqenëse skedarët në të cilët isha duke punuar ishin sinkronizuar tek laptopi im i punës para se ta fi kja, nuk mu desh të lodhem për t’i kthyer nga harddisku i kompjuterit tim (apo nga shërbimi backup online që kam zgjedhur, Carbonite. Shiko fi nd.pcworld.com/60423 për shkrimin tim. Më e mira e kësaj punë është se shërbimi FolderShare beta (www.foldershare.com) vazhdon të jetë falas.

Lajmet e fundit>