Softuer

Pesë Web shërbimet e nënvlerësuara

Dec 31 2009
0 Shpërndarje
Pesë Web shërbimet e nënvlerësuara

Kur mendoni për web aplikacione dhe shërbime, Microsoft-i mund të mos ju shkojë ndër mend. Por kjo kompani ka nxjerrë në qarkullim disa prej tyre, të cilat i mposhtin përpjekjet e konkurrencës, si Google, Yahoo dhe të ngjashme.

Ja pesë thesare që kemi provuar dhe pëlqyer.

Windows Live SkyDrive
Merrni 25 GB hapësirë online falas. Krijoni dosjet në faqe dhe ngarkoni skedarët në të. Ndajini dosjet me kolegët. Windwos Live SkyDrive (find.pcworld.com/58455) nuk do të paraqitet në PC-në tuaj si disk, kështu që nuk mund t’i ruani skedarët direkt nga një program si Microsoft Word. Por kjo është një pengesë e vogël. GDrive i Google duket i ngjashëm, por Windows Live SkyDrive është shumë i mirë për hapësirë online.

Windows Live Sync
Keni disa PC dhe dëshironi të mbani të sinkronizuar skedarët dhe dosjet e tyre? Provoni këtë shërbim. Shkarkoni dhe aktivizoni aplikacionin e vogël në çdo PC; pastaj shkoni tek Windows Live Sync (find.pcworld.com/62518) dhe caktoni se cila dosje në cilin PC duhet të jetë e sinkronizuar.
Kur secili prej kompjuterëve tuaj lidhet në internet, automatikisht sinkronizon me kompjuterët e tjerë dosjet që keni caktuar. Mund të lidheni me secilin kompjuter të sinkronizuar nga cilado makinë tjetër për të hulumtuar përmes hard diskut të kompjuterit tjetër dhe të shkarkoni skedarët.
Live Sync shërben si lidhje mes PC-ve. Nuk i ruan kopjet e skedarëve tuaj, por nuk e limiton shumën e të dhënave që mund të sinkronizoni.

Live Mesh
Ky shërbim falas ju lejon të ruani skedarët tuaj në qiell. Është më i fuqishëm se Windows Live Sync, por pak më i komplikuar.
Në vend të sinkronizimit të skedarëve dhe dosjeve nga një PC te tjetri, ju krijoni dosje në Live Mesh (find.pcworld.com/62519) dhe pastaj i sinkronizoni PC-të me këto dosje. Pas kësaj, mund të keni akses në skedarë dhe dosje nga cilido kompjuter i lidhur me internet. Mund të limitoni sinkronizimin e skedarëve të ndryshuar në 30 ditët e fundit, për shembull për skedarët më të vegjël se 500MB. Live Mesh përkrah kontrollin nga larg të cilitdo PC në grupin tuaj. Deri tani, Microsoft-i nuk ka vënë tarifë për hapësirë dhe nuk cakton kufi për të dhënat e ruajtura.

Virtual Earth 3D
Ky aplikacion i shkarkueshëm (find.pcworld.com/62522) punon me Windows Live Maps që t’ju ofrojë pamje dramatike 3D të vendeve nëpër botë – më mirë se Google Earth. Duke përdorur kontrollet e thjeshta, mund të fluturoni brenda dhe jashtë qytetit me pamje 3D. Mund të shkoni në udhëtime me ciceronët që kanë krijuar njerëzit e tjerë apo të bëni udhëtimet tuaja personale, t’i ruani ato dhe më vonë t’i shikoni dhe t’i ndani me miqtë tuaj.

Office Live Workspace

Ky shërbim (find.pcworld.com/62520) ju lejon të krijoni dhe shpërndani dokumente, planifikime, lista detyrash dhe shumë gjëra të tjera. Së pari, krijoni një hapësirë punuese të përbashkët, duke zgjedhur nga 11 hapësirat e paracaktuara për krijimin e një hapësire që ju përshtatet. Secila hapësirë punuese është e pajisur me një shabllon për prezantim në Power Point, tabela Excel, dokumente Word dhe skedarë të tjerë. Anëtarët e grupit mund të punojnë në skedarët e tyre dhe pastaj t’i ruajnë për kolegët që t’i shikojnë dhe editojnë. Për të edituar dokumentet tuaja në Office, duhet të instaloni një shtesë falas për Office, por çdokush mundet mund t’i shikojë ato edhe pa këtë shtesë.
Pse ta përdorni këtë shërbim në vend të Google Docs ose Zoho? Një përfitim kyç është integrimi direkt me Microsoft Office: Mund të ruani skedarët në hapësirën tuaj të punës nga përbrenda kompletit të Office ose të përdorni programet e Office për të edituar skedarët në hapësirën tuaj punuese. Për më tepër, afërsia e shabllonit me krijimin e dokumenteve është superiore në krahasim me ato që mund të gjeni në Google Docs ose Zoho.

Lajmet e fundit>