Lajmet

Peshku robotik nga MIT

Aug 26 2009
0 Shpërndarje
Peshku robotik nga MIT

Flota të robotëve të rinj do të mund të përdoreshin për të inspektuar struktura të fundosura sikurse anije, gypa të naftës apo gazit, porte patrulluese, lumenj dhe liqene apo edhe për të ndihmuar në zbulimin e ndotësve të ambientit.

“Duke pasur parasysh fuqinë e peshqve robotik, do të ishte ideale si njësi afatgjate për hulumtime dhe për gjetje të problemeve të ndryshme. Shumë prej tyre do të mund të vendoseshin dhe edhe në rast se një përqindje e vogël do të arrinte të kthehej prapa, nuk do të kishim humbje të tmerrshme kapitale” tha Valdivia Alvarado nga MIT.

Peshqit robotik nuk janë ndonjë risi, por gjithmonë kanë qenë të ndërlikuar dhe të shtrenjtë për tu ndërtuar. Versioni i ri nga MIT, më pak i gjatë sesa shputa e këmbës, është i fuqizuar nga një motor i vetëm dhe ka më pak se 10 komponente, duke përfshirë edhe një trup fleksibil.

Gjithashtu është më i qëndrueshëm sesa modelet e vjetra, me disa prototipe katër vjeçare që ende funksionojnë.

Modelet e tanishme kërkojnë 2.5 deri në 5W energji, në varësi të madhësisë. Për momentin, kjo arrin nga një burim i jashtëm, por gjatë të ardhmes hulumtuesit shpresojnë të përdorin një bateri të vogël të brendshme. Më vonë gjatë vjeshtës së këtij viti, ata planifikojnë të provojnë lokomotivën komplekse dhe të testojnë prototipat e salamanderëve robotik.

“Peshqit ishin një aplikim koncepti, por ne po shpresojmë të aplikojmë këtë ide në forma tjera lokomotive, pra metodologjia do të jetë e dobishme edhe për hulumtime mobile robotike, pra si për tokë, ajër dhe nën ujë” tha Alvarado.

Lajmet e fundit>