Biznes

Pësojnë rënie të ardhurat e Samsung për tre mujorin e dytë të këtij viti

Jun 28 2014
0 Shpërndarje
Pësojnë rënie të ardhurat e Samsung për tre mujorin e dytë të këtij viti

gsmarena_001 (1)Shefi ekzekutiv i Samsung, Lee Sang Hoon, pret që financat e kompanisë për tre mujorin e dytë të mos jenë edhe aq të mira. Samsung projektoi të ardhura 8.4 miliard dollarë për tremujorin e dytë të vitit 2014. Për ta krahasuar me tremujorin e fundit të 2013-ës, Samsung pati 1.8 miliardë dollarë më shumë të ardhura atë kohë.

Raporti vë në dukje se rënia në shitjeve të smartfonëve është edhe shkaktari kryesor. Një analist nga KTB Investment & Securities tha: “Arsyeja kryesore që të ardhurat e Samsung kanë rënë është prej shitjeve të dobëta të smartfonëve. Forcimi i konkurrencës nga lojtarë lokalë në tregjet në zhvillim po dëmtojnë shitjet e smartfonëve të parametrave të ulët të Samsung.”

Shitjet e smartfonëve të Samsung ranë nga 87.5 milionë në 78 milionë njësi. Rënia iu atribua përmirësimit të shitjeve të iPhone, së bashku me telefonët buxhetor me kosto të ulët nga prodhues kinez që po marrin pjesë nga Samsung. Gjigandi teknologjik ka në plane të rrisë shitjet në çipet dhe televizorët me rezolucion të lartë. Raporti aktual për tremujorin e dytë të këtij viti do të publikohet javën e ardhshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

samsung
Lajmet e fundit>