Lajmet

Peter H. Salus sot ligjëron në Prishtinë

Sep 23 2010
0 Shpërndarje
Peter H. Salus sot ligjëron në Prishtinë

Me rastin e mbajtjes së “Software Freedom Kosova 2010” këtë vikend, ne jemi të privilegjuar që, gjuhëtari, historiani i teknologjisë dhe autori i shumë librave të teknologjisë Peter H. Salus sot do të mbajë ligjëratë në Universitetin e Prishtinës.

Ai është autor i disa librave mbi historinë e zhvillimit të shkencave kompjuterike dhe sistemeve operative, është pjesëmarrës dhe dëshmitar okular i momenteve kyçe të zhvillimit të sistemeve operative Unix e Linux dhe mik i personaliteteve kyçe që kanë kontribuar në këtë zhvillim.
Ai do të mbajë këtë ligjëratë në Prishtinë në Fakultetin e Shkencave Matematikore dhe Natyrore në Universitetin e Prishtinës, në Amfiteatrin e Fizikës ligjëratë kjo e cila do të fillojë nga ora 15:30.

Bibliografia e tij është kjo:

* The Daemon, the Gnu & the Penguin (Reed Media Services,
Sept. 2008; ISBN 978-0-9790342-3-7; previously serialised on the Groklaw
website)
* A Quarter Century of UNIX (Addison Wesley, June 1, 1994; ISBN 0-201-54777-5)
* Casting the Net (Addison-Wesley, March 1995; ISBN 0-201-87674-4)
* Handbook of Programming Languages (ed., four volumes: ISBN
1-57870-008-6, ISBN 1-57870-009-4, ISBN 1-57870-010-8, ISBN
1-57870-011-6)
* Packet Communication (Robert Metcalfe, David Walden, Peter H. Salus; ISBN 1-57398-033-1)
* Big Book of IPv6 Addressing RFCs (Morgan Kaufmann, 2000; ISBN 0-12-616770-2)

Lajmet e fundit>