Lajmet

Peticione on line ndaj Google për moslejimin e çaktivizimit të “Reader”

Mar 14 2013
0 Shpërndarje
Peticione on line ndaj Google për moslejimin e çaktivizimit të “Reader”

Vendimi i Google për të çaktivizuar shërbimin e vet Google Reader ka bërë që përdoruesit e kësaj RSS-je t’i drejtohen peticionit on line si një medium popullor për të ndaluar këtë ndryshim.

Në një postim në blogun e kompanisë shkruhej se arsyeja e marrjes së këtij vendimi ishte rënia e numrit të përdoruesve të Reader, shërbim që Google e lançoi në vitin 2005. Shumë përdorues kanë reaguar në Twitter duke shprehur zhgënjim pasi e cilësojnë si një shërbim të dobishëm.

Pak orë pas dhënies së lajmit u dërguan menjëherë një numër i madh peticionesh ku nënshkruesit i luteshin Google të rishikonte dhe njëherë vendimin si dhe të merrte parasysh kërkesën e tyre.

Një peticion i Change.org me titull “Google: Keep Google Reader Runnig” ka mbledhur më tepër se 3300 firma.

Njerëzit e përdorin Google Reader çdo ditë për të që në të informuar për gjithçka që iu intereson më tepër prandaj përdoruesit janë revoltuar më tepër se çdo herë tjetër kur Google ka marrë vendimin të çaktivizojë një shërbim të caktuar.

Ndërkohë që peticione të tilla kanë rezultuar të suksesshëm më parë si p.sh në rastin e fitimit të mbështetjes së Presidentit Obama për lejimin me ligj të zhbllokimit të telefonëve.

Të shohim se si do të përfundojë ky peticion dhe sa efekt do të ketë. (PCWorld Albanian)

Google Reader1

Tags >

GoogleRSS
Lajmet e fundit>