Lajmet

Pezullohen dy udhëtime ajrore në SHBA si pasojë e një kërcënimi për bombë të postuar në Twitter

Jan 25 2015
0 Shpërndarje
Pezullohen dy udhëtime ajrore në SHBA si pasojë e një kërcënimi për bombë të postuar në Twitter

delta-airlines-stock1_1020.0

Dy avionë udhëtarësh në Shtetet e Bashkuara, orët e fundit u alarmuan nga dy kërcënime për bombë. Delta Flight 1156 dhe SouthWest flight 2942 nuk e vazhduan fluturimin e tyre dhe bënë një ulje emergjente në tokë. Sipas Reuters dhe Associated Press,  pasagjerët u evakuan nga avionët përpara se ata të kontrolloheshin për ekzistencën e një bombe.

Ishte Buzzfeed ai që vuri re dy postimet në Twitter ku ishte përmendej kërcënimi për bomb. @kingZortic shkroi në profilin e tij në Twitter: ‘I have a bomb on one of your planes, but i forgot which one when i left the airport. Can you help me find it?’ (Unë kam vënë një bomb në një nga avionet tuaj, por kam harruar se tek cili kur u largova nga aeroporti. Mund të më ndihmoni ta gjej atë?).

Para këtyre postimeve, llogaria ishte joaktive. Autoritetet përkatëse nuk kanë konfirmuar akoma lidhjen  mes postimeve në Twitter dhe kërcënimeve për bombë por avionet që u kontrolluan ishin pikërisht ata që u përmendën në postime. Ato u publikuan gjatë kohës që avionët ishin në fluturim. (PC World Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>