Harduer

Phableti Xiaomi Redmi Note arrin numrin e 15 milion porosive

May 4 2014
0 Shpërndarje
Phableti Xiaomi Redmi Note arrin numrin e 15 milion porosive

gsmarena_001Falë një strategjie të zgjuar marketing të quajtur “Tregu i Uritur”, Xiaomi ka arritur të shesë rreth 100,000 mijë Phablet Redmi në 34 minuta gjatë muajit mars. Tashmë, kompania ndihet krenare kur thotë se 15 milion njërëz kanë porositur këtë phablet 161 dollarësh. Ky numër është më i lartë se numri i shitjeve të iPhone 5S dhe iPhone 5C prej 9 milionësh si dhe shitjet e Samsung Galaxy S5 gjithashtu. Porositja nuk do të thotë se përdoruesit kanë paguar për smartfonët Redmi Note. Kompania arrin në këtë përfundim në bazë të numrit të personave që kanë kërkuar informacion për smartfonin përmes e-mail-it.

Redmi kushton 161 dollarë dhe ka një ekran 5.5 inç me rezolucion 720 x 1280 pixels. Smartfoni fuqizohet nga një çip octa core 1.7 Ghz, 2 GB RAM, 16 GB hapësirë të dhënash, 13 Megapixel kamerë të pasme. Phableti ka gjithashtu një bateri 3200 mAh dhe Android 4.2.2. Kjo do të thotë shumë për një smartfon më një çmim kaq modest.

Sidoqoftë, 15 milion njerëz është një tregues i qartë i afrimit të tregut të smartfonëve në Kinë dhe nxjerr në pah “zgjuarsinë” e Xiaomit për të bërë biznes. Kompania po e përhap prezencën e saj në tregje nga fundi i këtij viti dhe do të fillojë të shesë flagshipin e saj Xiaomi Mi3 në Indi, Brazil dhe Rusi si dhe në Indonezi, Malayzi, Meksikë, Filipine, Tailandë, Turqi dhe Vietnam. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>