Harduer

Philips lançon një smartfon me sensor për gjurmët e gishtërinjve

Oct 24 2014
0 Shpërndarje
Philips lançon një smartfon me sensor për gjurmët e gishtërinjve

philips_i966_auroraKompania Philips sapo ka lançuar smartfonin e saj më të ri, të quajtur i966 Aurora në Kinë. Smartfoni i ri do të shitet me një çmim prej 3699 CNY dhe është aktualisht i disponueshëm për shitje në këtë shtet. Deri më tani nuk ka ndonjë informacion përsa i përket disponueshmërisë së këtij telefoni në shtetet e tjera.

i966 Aurora vjen me disa karakteristika të veçanta si një ekran QHD 5.5 inç i pajisur me Corning Gorilla Glass 3 me funksion mbrojtës dhe një skaner për identifikimin e shenjave të gishtërinjve në pjesën e pasme. Ky është gjithashtu telefoni i parë Philips i cili vjen me sistem operativ YunOS 3.0 e cila bazohet në sistemin operativ Android. Ai mund të përdoret vetëm më një kartë dhe ka një procesor Qualcomm Snapdragon 801 të shoqëruar nga 2.5GHz dhe 3GB RAM. Përfshihet gjithashtu dhe chipi Sabre ES9018 DAC.

Kjo pajisje është e pajisur me 32 GB memorie. Ai ka gjithashtu një kamerë 20.7 megapixel me sensor EXMOR dhe një tjetër 8 megapixel. i966 fuqizohet nga një bateri 3000mAh. Opsione të tjera përfshijnë Bluetooth 4.0, Wi-Fi, Micro-USB, 3G dhe 4G LTE. Kompania është shprehur se ky smartfon vjen i pajisu me teknologjinë Qualcomm’s Quick Charge 2.0 e cila e karikon atë 75% herë më shpejt se një karikues normal. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>