Lajmet

Philips lançon shërbimin “Cloud TV”

Sep 7 2013
0 Shpërndarje
Philips lançon shërbimin “Cloud TV”

Philips Cloud TVPhilips sapo ka lançuar shërbimin e ri të “Cloud TV” të bazuar në cloud nëpërmjet të cilit kompania ofron me qindra kanale televizive ndaj përdoruesve qoftë lokale, kombëtare, ndërkombëtare apo kanale të veçanta.

Disa prej kanaleve do te jenë me pagesë ndërsa pjesa më e madhe e tyre do të jenë pa pagesë.

Përdoruesit mund të kontrollojnë kanalet nëpërmjet aplikacionit shoqërues Cloud TV i cili i rendit ata sipas zhanrit apo popullaritetit.

Është e mundur që shërbimi i ri cloud të integrohet me të gjithë modelet e televozorëve “të mençur” (smart TV) që janë prodhuar në vitin 2012 e në vazhdim. Aktualisht shërbimi është i disponueshëm në Europë dhe Rusi.

Philips ka lançuar edhe një aplikacion tjetër të quajtur Cloud Explorer që lejon përdoruesit e Dropbox të shohin fotot, videot apo të dëgjojnë muzikën e ruajtur on line. Tashmë kushdo që disponon një Philips Smart TV mund të përfitojë nga të gjitha shërbimet e reja në cloud të lançuara nga kompania. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>