Biznes

Philips raporton rritje të përdorimit të smart TV-së

Jul 7 2013
0 Shpërndarje
Philips raporton rritje të përdorimit të smart TV-së

Philips-42PFL6007T-Angle-580-90Përdoruesit që kanë në pronësi një pajisje smart TV të lidhur me Internetin përdorin përherë e më tepër aplikacionet (apps) e instaluara në këto pajisje. Gjatë vitit 2012, rreth 72% i përdorin pajisjet e tyre smart TV 25 herë në muaj, sipas të dhënave të studimit të fundit të TPVision, kompanisë së licencuar për përdorimin e markës Philips, raporton Broadband TV News.

Sipas të dhënave, 43% e të gjithë vëllimit të përdorimit të aplikacioneve, ka të bëjë me atë që quhet “catch-up TV”. Ndërkohë që çdo minutë, raportohet transmetimi i një filmi të marrë me qera online në platformat smart TV të Philips. Çdo moment, çdo muaj, shiten më tepër se 110,000 orë progamacioni video online. Me qëllim lehtësimin e lundrimit nëpër këto pajisje të tipit smart TV, Philips ka prezantuar pajisje telekomande me tastierë të formatit “qwerty” në pjesën e tyre të pasme.

Gjithashtu, TV-të e Philips-it ofrojnë aplikacionin e kontrollit “MyRemote” për kontroll për të dyja sistemet operacionale Android dhe iOS, të cilat përfshijnë EPG-në e shpërndarë online për tabletët. Sintonizimi i drejtpërdrejtë është i mundur qoftë për pajisjet TV me modul CI+ dhe kanale të pakriptuara. Në një fazë të mëvonshme, Philips do të ofrojë gjithashtu edhe pajisjen “remote control” për PVR-në e atashuar, raporton Broadband TV News.

Lajmet e fundit>