Lajmet

Photomath, një aplikacion efektiv që mund të skanojë dhe zgjidhë ekuacionet matematikore

Feb 27 2015
0 Shpërndarje
Photomath, një aplikacion efektiv që mund të skanojë dhe zgjidhë ekuacionet matematikore

school-mathDamir Sabol, një ekspert kompjuterik kroat ishte duke ndihmuar djalin e tij në zgjidhjen e detyrave të matematikës, kur papritur i lindi një ide. “Pse duhet të lodhemi kaq shumë me llogaritje kur mund të shfrytëzojmë softuer inteligjent?” tha ai. Sabol e realizoi idenë e tij dhe si përfundim u krijua aplikacioni PhotoMath. Bëhet fjalë për një aplikacion falas i cili mund të skanojë dhe të zgjidhe ekuacionet matematikore duke i zgjidhur dhe dhënë shpjegim për veprimet hap pas hapi.

PhotoMath është lançuar në muajin Tetor të vitit që shkoi dhe që nga ai moment ai ka korrur një sukses të vërtetë në dyqanin e aplikacioneve App Store duke u shkarkuar më shumë se 11 milion herë. Tanimë ai është përditësuar për të zgjidhur ushtrime të një niveli më të lartë vështirësie. Së shpejti pritet të lançohet dhe një version për Android. Ky aplikacion është bazuar në të njëjtën teknologji që është përdorur dhe në aplikacionin PhotoPay që u prezantua në vitin 2012 nga kompania Sabol. Photo Pay thjeshtëson përdorimin e bankës nga telefoni duke skanuar faturat dhe duke i paguar ato në moment direkt nga llogaria bankare përmes smartfonit.

Sabol tha për Reuters se ajo që ai ka bërë realisht është ti mësosh telefonit se si ai të lexojë gjëra nga bota reale. Ai shtoi se PhotoMath ka 1.5 milion përdorues aktiv mujor duke marrë përgëzime dhe nga mësuesit për ndërtimin e këtij aplikacioni. Sabol deklaroi se kurrë nuk do të pendohet që e ofroi këtë aplikacion falas. (PCWorld Albanian)

screenshot

Lajmet e fundit>