Vëzhgim

Photoshop Elements shton tiparet online

Jan 13 2009
0 Shpërndarje
Photoshop Elements shton tiparet online

altAdobe e di se çfarë është në modë këto ditë. Shpërndarja e fotografive online është më e popullarizuar se kurrë dhe gjithë kjo falë faqeve si Flickr dhe Facebook.Me Photoshop Elements 7, Adobe ofron lidhje me shërbimin e vet të ardhshëm online Photoshop.com dhe shton mjaft tipare të reja në aplikacionet e desktopit, që ta bëjë versionin 7 të vlefshëm për ta rifreskuar.

Photoshop.com do të ketë dy nivele anëtarësimi kur të lançohet në tetor. Anëtarësim bazë me hapësirë falas prej 2GB dhe anëtarësim vjetor Plus, me vlerë 50$, që ju ofron 20GB hapësirë. Anëtarësimi falas ju ofron ruajtje backup falas të fotografive. Kur të editoni fotografi të në faqe, skedarët e korrigjuar do të sinkronizohen me skedarët në kompjuterin tuaj të shtëpisë dhe anasjelltas. Risi në versionin 7 të Photoshop Elements është vegla Smart Brush, e huazuar nga versioni i plotë i Photoshop, si dhe Scene Cleaner që i janë shtuar veglës Photomerge. Përdoruesit e pakënaqur të versioneve të kaluara të Elements do të kënaqen kur të mësojnë se ky version ju lejon të ndryshoni nuancën e sfondit nga e hirta në të bardhë. Edhe më shumë lajme të mira; Photoshop Elements 7 ka mundësi bashkëveprimi me FTP-në.

Fatkeqësisht nuk e ka shiritin Fade që gjendet në Photoshop. Aplikacioni vazhdon të vendosë një vijë ndarjeje mes përdoruesve profesionalë dhe atyre fillestarë. Ofron tri nivele editimi: Full Edit, Quick Fix dhe Guided Editing. Kjo radhitje duket pak e komplikuar ndonjëherë, veçanërisht kur duhet të kaloni përmes menyve dhe dritareve të ndara nëpër fusha, për të gjetur  opsione më të avancuara, si për shembull editimin e ngjyrave. Për dikë që kërkon një kombinim të edituesit dhe organizuesit të fotografive, por që nuk ka grabitur ndonjë bankë, Photoshop Elements 7 është një pretendues i fuqishëm.

Pjesët online ju lejojnë të bëni më shumë punë nga një ndërfaqe e zakonshme dhe veglat e reja e bëjnë të vlefshëm për të kaluar në këtë version.

 

Lajmet e fundit>