Lajmet

Photoshop për Chromebook tashmë i disponueshëm

Sep 30 2014
0 Shpërndarje
Photoshop për Chromebook tashmë i disponueshëm

chromebookphotoshop-100462918-largeNë vend që të kërkojnë për një “klon” të Photopshop, përdoruesit e Chromebook tashmë mund të kenë atë të vërtetin. Google dhe Adobe kanë bashkëpunuar për një version të Photoshop, duke lejuar përdoruesit e Chrome OS të aksesojnë softuerin e editimit të fotove pa nevojën e një hapësire apo një fuqie kompjuterike.

Fillimisht është i disponueshëm tek konsumatorët për qëllime edukative në SHBA së bashku me një abonim në Creative Cloud. Përdoruesit mund të aplikojnë për fazën beta nga uebsiti i Adobe.

Chromebook-ët zakonisht kanë hasur probleme për pamundësinë e përdorimit të shumë programeve në desktop, dhe Photoshop është shembulli i parë. Por megjithëse ka shumë alternativa të bazuara në ueb si Pixlr, ata nuk ofrojnë të njëjtin nivel editimi duke i lënë Chrombook jashtë si një alternativë e mundshme për studentët që merren me dizajn dhe profesionistët.

Google thotë se nuk nevojitet një instalim sepse çdo gjë vjen nga serverat remote. Softueri përditësohet automatikisht, dhe menaxherët IT mund të shtojnë këtë program me vetëm një klikim. Vetë softueri është tërësisht në cloud, ndërsa të dhënat individuale ruhen në Google Drive.

Uebsiti i Adobe thotë se aksesi në Creative Cloud po vjen së shpejti. Po ashtu theksohet se shërbimi i ngjashëm me Chrome OS do të jetë i disponueshëm edhe në pajisje Windows. Për momentin nuk dihet se kur Photoshop do e bëjë të disponueshëm softuerin edhe për qëllime jo edukative. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>