Softuer

Picasa përfiton magazinim pakufi, falë Google+

Jul 3 2011
0 Shpërndarje
Picasa përfiton magazinim pakufi, falë Google+

Tani sipas lajmit më të ri, shërbimi për ruajtje dhe shkëmbim të fotografive i Google, Picasa do të përjetojë një ndryshim që do ta bëjë edhe më të mirë. Për përdoruesit e Google+, çfarëdo fotografie e ngarkuar në shërbimin social do të jetë e ruajtur në Picasa dhe nuk do të ketë limit të magazinimit. Po pra, pa limit.

Në këtë aspekt ka disa kufizime që ndërlidhen me dimensionet e fotografisë, që nuk duhet të jetë më e madhe se 2048 x 2048 piksela, por për fat një video në kualitet 1080p dhe me gjatësi 15 minuta mund të ngarkohet pa problem. Imazhet që ngarkohen manualisht dhe që kanë madhësi më të madhe sesa limit kanë një hapësirë prej 1GB pa pagesë. 

Ata që nuk kanë Google+ do të kenë mundësi për magazinim pakufi, pro fotografitë e tyre do të zvogëlohen në dimensione prej 800 x 800 piksela. Ndërsa ata që janë në Android dhe kanë Google+, do të kenë rastin që të gjitha imazhet dhe videot e tyre të ngarkohen në mënyrë automatike në prapavijë.

Një lehtësi e radhës po vjen drejt shkëmbimit brenda Google+…./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>