Softuer

Picnik, një tjetër shërbim i radhës që shuhet prej Google

Jan 22 2012
0 Shpërndarje
Picnik, një tjetër shërbim i radhës që shuhet prej Google

Faqja online për editim të fotografive Picnik që ishte duke u përgatitur për integrim më të thellë me Google+, do t’i bashkohet radhëve të Wave, Knol, Friend Connect, Gears, Health, Powermeter e së paku edhe të dhjetë shërbimeve tjera gjersa Larry Page, e ka kapur fshesën në duar dhe po pastron repartet nëpër Google.

Në një deklaratë në kuadër të faqes thuhet se djemat e kësaj kompanie po kalojnë tek ekipi i Google+ për tu fokusuar në “gjëra edhe më të mahnitshme”, kështu që prisni të shihni editim në kohë reale të fotografive tuaja deri në fund të verës. 

Përveç kësaj ju tani keni rastin të shfrytëzoni ditët e mbetura të llogarisë suaj premium deri në muajin prill, ndërsa ata që kanë dhënë më shumë të holla në këtë drejtim atyre do t’u kthehen plotësisht. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>